Administrata komunale në Suharekë nga 209 të punësuar, vetëm 61 janë gra

Administrata komunale në Suharekë nga 209 të punësuar, vetëm 61 janë gra

Instituti GAP ka publikuar raportin statistikor për vitin 2019 “Punësimi dhe përfaqësimi i grave në Kosovë”. Ky raport paraqet në mënyrë statistikore pozitën e gruas në punësim, arsim dhe mirëqënie sociale.

Statistikat për vitin 2019 tregojnë se në Kosovë, vajzat dhe gratë janë të interesuara për shkollim dhe punësim po aq sa djemtë dhe burrat. Megjithatë, shkalla e punësimit të tyre, sidomos në pozita të larta udhëheqëse, mbetet shumë e ulët në krahasim me burrat. Këto dallime janë më të shprehura sidomos në nivelin qendror. Deri në ditën e dorëheqjes së Kryeministrit Haradinaj, vetëm 10% e posteve të larta drejtuese (ministra, zv.ministra, sekretarë të përgjithshëm) menaxhoheshin nga gratë. Edhe në pozitat drejtuese në administratën komunale përfaqësimi i grave mbetet mjaft i ulët, me vetëm 20%.

Po ashtu Instituti GAP ka publikuar raportin statistikor edhe për Komunën e Suharekës se sa burra dhe sa gra janë të punësuar në administratë komunale.


Prandaj sipas këtij raporti thuhet se në Komunën e Suharekës përkatësisht në administratë komunale janë të punësuar 209 persona, ku 148 janë burra ose 71% dhe 61 janë gra ose vetëm 29%.

Ndërsa dallimi vërehet edhe në në pozitat udhëheqëse në administratën komunale, ku gjithsej janë 31 pozita prej tyre 27 burra ose 87% ndërsa vetëm 4 gra ose 13%.

Ky është raporti i tretë vjetor përmes të cilit, në mënyrë statistikore, Instituti GAP synon të vë në pah dallimet e përfaqësimit të grave në tregun e punës, në arsim dhe mirëqënie sociale.

Raportin mund ta gjeni duke klikuar këtu.

KOMENTE0

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

N'minuta
Suharekë, rruga e lagjes “Fan Noli” vërshohet nga mbeturinat, ankohen qytetarët
Suharekë, rruga e lagjes “Fan Noli” vërshohet nga mbeturinat, ankohen qytetarët
[FOTO] Vetura përplaset me ujkun në autostradën Prizren-Suharekë
[FOTO] Vetura përplaset me ujkun në autostradën Prizren-Suharekë
Disa të rinj kapen në video duke dëmtuar ulëset në “Shtigjet e Ecjes”, Muharremaj kërkon intervenimin e policisë
Disa të rinj kapen në video duke dëmtuar ulëset në “Shtigjet e Ecjes”, Muharremaj kërkon intervenimin e policisë
Ganimete Hoxha nga fshati Budakovë ka nevojë për ndihmën tuaj
Ganimete Hoxha nga fshati Budakovë ka nevojë për ndihmën tuaj
Suharekë, zjarrfikësit vazhdojnë të përballen me zjarre malore
Suharekë, zjarrfikësit vazhdojnë të përballen me zjarre malore
Ambient i pastër, “betonizohet” rruga në Zonën Industriale
Ambient i pastër, “betonizohet” rruga në Zonën Industriale
Zjarr mbi fshatin Sallagrazhdë
Zjarr mbi fshatin Sallagrazhdë
Kapen me marihuanë, arrestohen 4 të rinj në Suharekë
Kapen me marihuanë, arrestohen 4 të rinj në Suharekë
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, raportohet për të lënduar
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, raportohet për të lënduar
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, një person i lënduar rëndë
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, një person i lënduar rëndë