Publikohen rezultatet e aplikuesve për mirëmbajtës së objektit dhe ambienteve të Komunës së Suharekës

11.11.2022

Komuna e Suharekës ka njoftuar për rezultatet e testit me shkrim të aplikuesve për mirëmbajtës së objektit të komunës. Komisioni Përzgjedhës i emëruar nga Kryetari i Komunës së Suharekës për pozitën ‘Mirëmbajtës së objektit të Komunës dhe ambienteve të Komunës’ në Drejtorinë për Administratë ka paraqitur rezultatet e testit me shkrim, i cili është mbajtur […]

Publikohen rezultatet e aplikuesve për mirëmbajtës së objektit dhe ambienteve të Komunës së Suharekës Foto: Ilustrim

Komuna e Suharekës ka njoftuar për rezultatet e testit me shkrim të aplikuesve për mirëmbajtës së objektit të komunës.

Komisioni Përzgjedhës i emëruar nga Kryetari i Komunës së Suharekës për pozitën ‘Mirëmbajtës së objektit të Komunës dhe ambienteve të Komunës’ në Drejtorinë për Administratë ka paraqitur rezultatet e testit me shkrim, i cili është mbajtur me 9 nëntor, 2022.

Sipas rezultateve të cilat i ka siguruar SuharekaOnline bëhet e ditur se Halim Kuqi ka arritur 92 pikë, Ejup Kuqi 83 dhe Urim Kuqi kishte munguar.

Poashtu, është njoftuar se intervista me gojë do të mbahet me datë 15.11.2022 në ora 10:00 në sallën e Bordit në katin e dytë të komunës.