“Prometheizimi i gruas për liri” këtë vit u organizua në Suharekë, kontributi i grave shqiptare vlerësohet shumë i rëndësishëm

  • 01.04.2023
“Prometheizimi i gruas për liri” këtë vit u organizua në Suharekë, kontributi i grave shqiptare vlerësohet shumë i rëndësishëm

Për të dytin vit me radhë është mbajtur tribuna tradicionale “Gruaja, bazament lirie” që i dedikohet rolit të gruas shqiptare në periudha të ndryshme kohe për vendin.

Vitin e kaluar tribuna ishte mbajtur në Shkup, ndërsa këtë vit u organizua në Suharekë me temën “Prometheizimi i gruas për liri” ku kontribuuan 10 referues.

Nënkryetarja e Komunës së Suharekës, Mihrije Suka, deklaroi se roli i gruas shqiptare është më i gjerë sesa vetëm në edukimin dhe kujdesin e fëmijëve dhe siç e ka emrin tribuna, është bazament i lirisë së Kosovës.


Ajo u shpreh e lumtur që kjo tribunë u organizua në Suharekë pasi vet grupi i vajzave të kësaj komune e ka merituar të flitet edhe për kontributin e tyre.

“Komuna e Suharekës ua ka pasur borxh grupit të vajzave nga Suhareka e më gjerë t’ia bëjë një organizim të tillë si dhe t’i falënderojë për të gjithë kontributin, punën që e kanë bërë për komunën tonë dhe për shtetin tonë… Gruaja meriton më shumë, gruaja është dhe vetë tema e kësaj tribune ‘Bazament lirie’, është baza e lirisë dhe kontributi i saj nuk është vetëm në rritjen dhe edukimin e fëmijëve por edhe më gjerë”, tha ajo.

Organizatorja e kësaj tribune, aktivistja e çështjes kombëtare, Zyrafete Kryeziu Manaj, theksoi se kjo tribunë ka karakter informativ.

Sipas saj, përmes kësaj tribune, gjeneratat e reja kanë mundësi të njohin rolin e rëndësishëm që kanë pasur gratë në historinë e popullit shqiptar.

“Kemi gra nga të gjitha trevat shqiptare, nga Zvicra, Gjermania, Maqedonia dhe e kanë fuqizuar tribunën me prezencën e tyre. Kjo tribunë ka karakter informativ, sidomos për gjeneratat e reja, e që është duke i njoftuar me rëndësinë dhe rolin që ka pasur gruaja shqiptare në periudha kohore… Përmes punës së shumë organizatave ilegale, populli është vetëdijesuar në mënyrë masive dhe kemi ardhur deri tek Ushtria Çlirimtare e Kosovës dhe tek liria e Kosovës. Kjo tribunë çdoherë do të ketë shtyllë kryesore rolin dhe rëndësinë e gruas shqiptare gjatë periudhave të ndryshme”, u shpreh ajo.

Në këtë tribunë, një monolog emocionues pati edhe Zelije Ramadani, që solli përmes vargjeve vuajtjet gjatë kohës së regjimit serb.

“Unë në tribunë kam ardhur për të sjellë zërin e të miturve të asaj kohe. Përveç të rriturve, prindërve dhe gjyshërve, në atë kohë janë marrë, janë arrestuar, janë burgosur edhe të miturit nën moshën 18-vjeçare. Si shembull jam unë e cila në moshën 16-vjeçare jam marr në hetuesi për shtatë vite radhazi… Punimin ‘Ilegalja e kameleonët e kohës” e kam bërë për të treguar se si në atë kohë gjakpirësit kanë torturuar dhe marrë edhe fëmijë… E gjithë ngjarja është krijuar në një vërtetësi qe ka ndodhur”, shtoi ajo.

Ramadani tregon se monologu, përveç që u prezantua në Suharekë dhe kjo për herë të dhjetë, gjithashtu është prezantuar edhe në Gjermani, vendin ku ajo jeton si dhe në vende të tjera të Ballkanit./Kp/

N'minuta
Suharekë, rruga e lagjes “Fan Noli” vërshohet nga mbeturinat, ankohen qytetarët
Suharekë, rruga e lagjes “Fan Noli” vërshohet nga mbeturinat, ankohen qytetarët
[FOTO] Vetura përplaset me ujkun në autostradën Prizren-Suharekë
[FOTO] Vetura përplaset me ujkun në autostradën Prizren-Suharekë
Disa të rinj kapen në video duke dëmtuar ulëset në “Shtigjet e Ecjes”, Muharremaj kërkon intervenimin e policisë
Disa të rinj kapen në video duke dëmtuar ulëset në “Shtigjet e Ecjes”, Muharremaj kërkon intervenimin e policisë
Ganimete Hoxha nga fshati Budakovë ka nevojë për ndihmën tuaj
Ganimete Hoxha nga fshati Budakovë ka nevojë për ndihmën tuaj
Suharekë, zjarrfikësit vazhdojnë të përballen me zjarre malore
Suharekë, zjarrfikësit vazhdojnë të përballen me zjarre malore
Ambient i pastër, “betonizohet” rruga në Zonën Industriale
Ambient i pastër, “betonizohet” rruga në Zonën Industriale
Zjarr mbi fshatin Sallagrazhdë
Zjarr mbi fshatin Sallagrazhdë
Kapen me marihuanë, arrestohen 4 të rinj në Suharekë
Kapen me marihuanë, arrestohen 4 të rinj në Suharekë
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, raportohet për të lënduar
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, raportohet për të lënduar
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, një person i lënduar rëndë
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, një person i lënduar rëndë