Program i pasur artistik i nxënësve të Shkollës shqipe të Kantonit të St. Gallenit

Prindërit, të cilët e kishin mbushur përplot sallën e komunës në Vatvil, patën rastin të përcjellin një program të lloj-llojshëm dhe cilësor me këngë, valle dhe recitime të bukura kushtuar atdheut, Shqipërisë, Kosovës, Çamërisë, shkollës, mësuesit, nënës, diellit, abetares etj.

Me rastin e festave kombëtare:  550 – vjetorit të vdekjes së Skënderbeut,  7 Marsit – Ditës së Mësuesit, 20-vjetorit të Epopesë së UÇK-së, si dhe 10 – vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, Lidhja e Arsimtarëve dhe Prindërve Shqiptarë “Naim Frashëri” në Kantonin e St. Gallenit organizoi manifestimin e radhës, më 25 Mars 2018, në qytezën Vatvil, ku nxënësit e të gjitha shkollave u prezantuan me pikat  e tyre më të mira.

Prindërit, të cilët e kishin mbushur përplot sallën e komunës në Vatvil, patën rastin të përcjellin një program të lloj-llojshëm dhe cilësor me këngë, valle dhe recitime të bukura kushtuar atdheut, Shqipërisë, Kosovës, Çamërisë, shkollës, mësuesit, nënës, diellit, abetares etj.

Programi u hap me nxënësit e shkollave shqipe të cilët kënduan himnin e flamurit dhe pastaj, kryetari i Kryesisë kantonale z. Mehmetali Sherifi, i përgëzoi nxënësit dhe mësuesit, si dhe falënderoi prindërit, për angazhimin e tyre. Më pastaj, kryetari i Këshillit të Arsimtarëve z. Vaxhid Sejdiu, mori fjalën duke kujtuar festat kombëtare dhe bëri prezantimin e librit “Letërsia shqiptare I” të prof. Dr. Isak Shemës, i cili i kushtohet nxënësve të shkollës shqipe në mërgatën shqiptare. Në këtë rast profesor Shema u shpall anëtar nderi i LAPSH-it “Naim Frashëri”, të St. Gallenit, duke iu dhuruar vendimi i Kryesisë dhe një mirënjohje, për punën e tij letrare dhe shkencore.

KOMENTE0

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

N'minuta
Zëri i Qytetarëve
[FOTO] Vetura përplaset me ujkun në autostradën Prizren-Suharekë

Disa të rinj kapen në video duke dëmtuar ulëset në “Shtigjet e Ecjes”, Muharremaj kërkon intervenimin e policisë

Ganimete Hoxha nga fshati Budakovë ka nevojë për ndihmën tuaj

Suharekë, zjarrfikësit vazhdojnë të përballen me zjarre malore

Ambient i pastër, “betonizohet” rruga në Zonën Industriale

Zjarr mbi fshatin Sallagrazhdë
Zjarr mbi fshatin Sallagrazhdë
Kapen me marihuanë, arrestohen 4 të rinj në Suharekë

Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, raportohet për të lënduar

Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, një person i lënduar rëndë

Digjet një veturë në autostradë, afër fshatit Gelancë të Suharekës