Problemi që nuk u zgjidh kurrë, në Suharekë bredhin rreth 300 qenë endacak të pa trajtuar

05.10.2021

Qentë endacak vazhdojnë të mbeten rrezik për të gjithë pavarësisht investimeve në projekte për trajtimin e tyre. Ata që përjetuan konfrontimin kërkojnë që të vriten këto kafshë, ndërsa organizatat që i mbrojnë thonë se ato duhet vaksinuar. Por organizatat që mbrojnë kafshët e thonë të kundërtën. Si zgjidhje që mos të vjen deri te vdekja […]

Problemi që nuk u zgjidh kurrë, në Suharekë bredhin rreth 300 qenë endacak të pa trajtuar Foto: Ilustrim

Qentë endacak vazhdojnë të mbeten rrezik për të gjithë pavarësisht investimeve në projekte për trajtimin e tyre. Ata që përjetuan konfrontimin kërkojnë që të vriten këto kafshë, ndërsa organizatat që i mbrojnë thonë se ato duhet vaksinuar.

Por organizatat që mbrojnë kafshët e thonë të kundërtën. Si zgjidhje që mos të vjen deri te vdekja e njerëzve nga qentë e shohin sterilizimin që ndalon shumimin e tyre dhe vaksinimin kundër tërbimit.

Si shumica e komunave të Kosovës edhe ajo e Suharekës nuk ka hapësirë adekuate për ta, andaj qentë bredhin rrugëve gjatë gjithë kohës. Në motin e ftohtë ata shumicën e kohës gjenden pranë kontejnerëve apo hyrjeve të ndërtesave banuese, duke kërkuar ushqim dhe strehim. E në mungesë të ushqimit, ata shpesh dinë të bëhen agresivë ndaj qytetarëve.

Alternativë e vetme është trajtimi i tyre, vaksinimi e sterilizimi dhe hapja e qendrave për strehim. Deri më tani në Suharekë nuk është bërë ndonjë investim për hapjen e ndonjë qendre strehuese.

Në mars të këtij viti Komuna e Suharekës ka hapur procedurat tenderuese për trajtimin e qenve endacak. Në bazë të të dhënave sipas specifikave të tenderit në Komunën e Suharekës bredhin 300 qenë endacak për trajtimin e të cilëve është dhënë tenderi në shumën prej 17,460.00 €.

Sipas dosjes së tenderit në këtë kosto përfshihet: Zënja\kapja e qenëve endacak dhe vlerësimi për gjendjen shëndetsore, Trajtimi (kontroll, ushqim, vaksinim, dehelmetizim, identifikim-matrikulim), kastrimi/ sterelizimi, hospitalizimi (72 orë), lëshimi i qenëve endacak në vendin e nxënies.

Mirëpo pas disa ankesave të njërit operator ekonomik me 17 maj 2021 aktiviteti i prokurimit është pezulluar dhe lënda ka përfunduar në OSHP, e që në mungesë të bordit të këtij organi afati ligjor për shqyrtim ka skaduar.

I kontaktuar nga SuharekaOnline zyrtari përgjegjës i prokurimit në Komunën e Suharekës, Afrim Bytyqi, ka bërë të ditur se pasi që lënda ka përfunduar në OSHP procesi i tenderimit është pezulluar.

Nga kjo kuptojmë që qentë endacak që bredhin rrugëve nuk janë të trajtuar.