Pritja dhe shërbimet ndaj mërgimtarëve, ministrja Gërvalla nesër viziton Suharekën

15.07.2021

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës (MPJD) e Republikës së Kosovës, znj.Donika Gërvalla, nesër pritet që të vizitojë Komunën e Suharekës, ku do të takohet me kryetarin Bali Muharremaj. Vizita e ministres Gërvalla ka për qëllim që të njoftohet nga afër me shërbimet dhe kapacitetet për tu ofruar shërbime pjesëtarëve të mërgatës gjatë periudhës […]

Pritja dhe shërbimet ndaj mërgimtarëve, ministrja Gërvalla nesër viziton Suharekën Foto: Ilustrim

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës (MPJD) e Republikës së Kosovës, znj.Donika Gërvalla, nesër pritet që të vizitojë Komunën e Suharekës, ku do të takohet me kryetarin Bali Muharremaj.

Vizita e ministres Gërvalla ka për qëllim që të njoftohet nga afër me shërbimet dhe kapacitetet për tu ofruar shërbime pjesëtarëve të mërgatës gjatë periudhës së verës.

Siç mëson SuharekaOnline vizita në Komunën e Suharekës pritet të bëhet në ora 14:30.

Ministrja Gërvalla do të vizitoj institucione qendrore dhe lokale për të parë pritjen që iu bëhet bashkatdhetarëve dhe punën gjatë fluksit të madh të tyre.

Takime të tilla do të zhvillojë gjatë ditëve në vazhdim edhe në komuna të tjera të Kosovës.