Priten temperatura edhe më të ulëta, deri -14 në Suharekë

05.01.2019

Temperaturat e ulëta të këtyre ditëve do të na shoqërojne deri të martën e javës që vjen. Më pas meterologët parashikojnë një rritje graduale të tyre. Ndërkohë të hënën temperatura minimale pritet të jetë -14 shkallë celsius. Dita e mërkurë do të sjellë edhe reshje shiu dhe reshje bore në zonat malore. 15 ditëshi i […]

Priten temperatura edhe më të ulëta, deri -14 në Suharekë Foto: Ilustrim

Temperaturat e ulëta të këtyre ditëve do të na shoqërojne deri të martën e javës që vjen. Më pas meterologët parashikojnë një rritje graduale të tyre. Ndërkohë të hënën temperatura minimale pritet të jetë -14 shkallë celsius.

Dita e mërkurë do të sjellë edhe reshje shiu dhe reshje bore në zonat malore. 15 ditëshi i parë i janarit do jetë i kthjellët dhe me reshje të pakta.

Meterologët shpjegojnë se i ftohti i këtyre ditëve vjen si pasojë e masave ajrore me origjinë polare të cilat kanë zbritur deri në Mesdhe.

Vlerat negative të termometrit në vendin tonë do të vijojnë të jenë të pranishme deri të martën. Si pasojë e tyre problematike parashikohet të jenë ngricat në rrugë, kryesisht në zonat malore. Të mërkurën pritet një rritje e lehtë e temperatuarave dhe rikthim i reshjeve.