Prej këtyre sëmundjeve vdiqën qytetarët e Suharekës gjatë vitit 2018/2019

21.06.2021

Gjatë vitit 2018/2019 në Komunën e Suharekës kanë vdekur 729 persona nga sëmundje të ndryshme. Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK), Departamenti i Statistikave Sociale (DSS), ka përpunuar dhe ka publikuar rezultatet e shkaqeve të vdekjeve në mënyrë analitike dhe në tabela me standarde sipas klasifikimeve të rekomanduara nga Organizata Botërore e Shëndetësisë OBSH (WHO) […]

Prej këtyre sëmundjeve vdiqën qytetarët e Suharekës gjatë vitit 2018/2019 Foto: Ilustrim

Gjatë vitit 2018/2019 në Komunën e Suharekës kanë vdekur 729 persona nga sëmundje të ndryshme.

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK), Departamenti i Statistikave Sociale (DSS), ka përpunuar dhe ka publikuar rezultatet e shkaqeve të vdekjeve në mënyrë analitike dhe në tabela me standarde sipas klasifikimeve të rekomanduara nga Organizata Botërore e Shëndetësisë OBSH (WHO) dhe Eurostat-it.

Publikim i shkaqeve të vdekjeve, për vitin 2018/2019, është bërë në bazë të
përpunimit të pjesës “Certifikata mjekësore për vdekje”, të pyetësorit statistikorë për vdekje, DEM-2, transmeton SuharekaOnline.

ASK për vitin 2018 ka renditur 10 lloje të sëmundjeve të ndryshme prej të cilave kanë vdekur gjithsej 350 persona nga Komuna e Suharekës.

Sipas të dhënave të ASK-së si pasojë e sëmundjeve të sistemit të qarkullimit të gjakut në Komunën e Suharekës kanë vdekur gjithsej 167 persona, ndërsa 56 persona kanë vdekur si pasojë e sëmundjeve të sistemit të frymëmarrjës.

Në këtë tabelë mund të mësoni shkaqet e vdekjeve dhe numrin e personave të vdekur në Komunën e Suharekës gjatë vitit 2018.

DiagnozaNumri i personave të vdekur
Sëmundjet e sistemit të qarkullimit të gjakut167
Tumoret56
Sëmundjet e sistemit të frymëmarjes10
Sëmundjet e sistemit urogjenital8
Disa gjendje me origjinë në periudhën perinatale6
Sëmundjet endokrine, të ushqyëshmerisë dhe metabolike7
Shkaktarët e jashtëm të sëmundëshmërisë dhe vdekshmërisë9
Simptomet, shenjat dhe rezultatet jonormale klinike dhe laboratorike të paklasifikuara gjetiu63
Sëmundjet e sistemit të tretjes1
Sëmundjet infektive dhe parazitare1
Sëmundjet tjera3
Gjithsej me diagnozë – të koduara331
Pa diagnozë – pa koduara19

Mirëpo, gjatë vitit 2019 numri i vdekjeve në Komunën e Suharekës është rritur duke e krahasuar me vitin 2018, gjatë vitit 2019 sipas të dhënave të publikuara nga ASK, kanë vdekur gjithsej 379 persona, shkruan SuharekaOnline.

ASK ka renditur gjithsej 10 lloje të sëmundjeve prej të cilave kanë humbur jetën 379 persona nga Komuna e Suharekës.

Nga sëmundjet e sistemit të qarkullimit të gjakut në vitin 2019 në Komunën e Suharekës kanë vdekur 181 persona (numri është rritur), ndërsa nga sëmundjet e sistemit të frymëmarrjës kanë vdekur 18 persona (numri është zvogëluar).

Në këtë tabelë mund të mësoni shkaqet e vdekjeve dhe numrin e personave të vdekur në Komunën e Suharekës gjatë vitit 2019.

DiagnozaNumri i personave të vdekur
Sëmundjet e sistemit të qarkullimit të gjakut181
Tumoret73
Simptomet, shënjat dhe rezultatët jonormale klinike dhe laboratorike të paklasifikuara gjetiu3
Sëmundjet e sistemit të frymëmarrjes18
Disa gjendje me origjinë në periudhen perinatale4
Shkaktarët e jashtëm të sëmundëshmërisë dhe vdekshmerisë11
Sëmundjet endokrine, të ushqyëshmerisë dhe metabolike12
Keqformimet e lindura, deformitetët dhe anomalitë
kromozomale
1
Sëmundjet e sistemit urogjenital8
Sëmundjet e sistemit nervor7
Sëmundjet tjera10
Gjithsej me diagnozë të koduar328
Pa diagnozë – pa koduar51