Postimi emocionues i të mbijetuarit të masakrës në Suharekë: Ne jemi dëshmia e asaj që ndodhi

  • 26.03.2023
Postimi emocionues i të mbijetuarit të masakrës në Suharekë: Ne jemi dëshmia e asaj që ndodhi

Sot janë bërë 24 vjet nga masakra në familjen Berisha nga Suhareka.

Forcat policore dhe ushtarake serbe, kanë shtënë me armë zjarri drejt 50 anëtarëve të kësaj familje.

Nga kjo masakër kishin mbijetuar tre anëtarë të familjes, Vjollca Berisha me të birin, Gramozin dhe Shyhrete Berisha.


I mbijetuari i kësaj masakre, Gramoz Berisha ka thënë se ata janë dëshmia e asaj që ndodhi, e të vërtetës së gjenocidit serb mbi Kosovën.

Dhe këtë, ai ka thënë se nuk do ta ndryshoj askush asnjëherë, as me marrëveshje, as me raporte fallce dhe as me gjykata të improvizuara.

Postimi i plotë i Gramoz Berishës:

12 muaj prej tash do të shënojmë një çerek shekulli nga dita e tmerrit, nga dita kur babi, motra e vëllau ikën. Unë e mami mbijetuam. Jo vetem ata të tre por ikën edhe 46 familjarë tanë. Mbijetuam, une mami dhe gruaja e axhës tonë Shyhretja.

Nuk do të mjaftoj një çerek shekulli e as një shekull i terë për të shpjeguar mungesën e tyre dhe deshminë tonë.

Ne jemi dëshmia e asaj që ndodhi, e të vërtetës së gjenocidit serb mbi Kosovën. Dhe këtë nuk do ta ndryshoj askush asnjëherë, as me marreveshje, as me raporte  fallce, as me gjykata të improvizuara.

Ne jemi e vërteta, e Kosovës që i ka mbijetuar gjenocidit, do t’i mbijetoj dhe seciles stuhi.

N'minuta
Suharekë, rruga e lagjes “Fan Noli” vërshohet nga mbeturinat, ankohen qytetarët
Suharekë, rruga e lagjes “Fan Noli” vërshohet nga mbeturinat, ankohen qytetarët
[FOTO] Vetura përplaset me ujkun në autostradën Prizren-Suharekë
[FOTO] Vetura përplaset me ujkun në autostradën Prizren-Suharekë
Disa të rinj kapen në video duke dëmtuar ulëset në “Shtigjet e Ecjes”, Muharremaj kërkon intervenimin e policisë
Disa të rinj kapen në video duke dëmtuar ulëset në “Shtigjet e Ecjes”, Muharremaj kërkon intervenimin e policisë
Ganimete Hoxha nga fshati Budakovë ka nevojë për ndihmën tuaj
Ganimete Hoxha nga fshati Budakovë ka nevojë për ndihmën tuaj
Suharekë, zjarrfikësit vazhdojnë të përballen me zjarre malore
Suharekë, zjarrfikësit vazhdojnë të përballen me zjarre malore
Ambient i pastër, “betonizohet” rruga në Zonën Industriale
Ambient i pastër, “betonizohet” rruga në Zonën Industriale
Zjarr mbi fshatin Sallagrazhdë
Zjarr mbi fshatin Sallagrazhdë
Kapen me marihuanë, arrestohen 4 të rinj në Suharekë
Kapen me marihuanë, arrestohen 4 të rinj në Suharekë
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, raportohet për të lënduar
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, raportohet për të lënduar
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, një person i lënduar rëndë
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, një person i lënduar rëndë