Policia në Suharekë shqipton gjoba trafiku e për mosrespektim të masave anti-COVID dhe konfiskon patentë shoferë

21.02.2022

Gjate kryerjes se detyrës zyrtare, angazhimet policore në zbatim të masave anti-COVID-19, janë kryer në stacionet policore në Prizren, Prizren-Veri, Suharekë, Dragash dhe NJRKRR në Prizren. Në zbatim të këtyre masave janë shqiptuar 67 gjoba ndaj personave fizik, janë dhënë 15 vërejtje, janë vizituar dhe kontrolluar objekte të ndryshme të bizneseve 89 si dhe për […]

Policia në Suharekë shqipton gjoba trafiku e për mosrespektim të masave anti-COVID dhe konfiskon patentë shoferë Foto: Ilustrim

Gjate kryerjes se detyrës zyrtare, angazhimet policore në zbatim të masave anti-COVID-19, janë kryer në stacionet policore në Prizren, Prizren-Veri, Suharekë, Dragash dhe NJRKRR në Prizren.

Në zbatim të këtyre masave janë shqiptuar 67 gjoba ndaj personave fizik, janë dhënë 15 vërejtje, janë vizituar dhe kontrolluar objekte të ndryshme të bizneseve 89 si dhe për mos respektim të orarit të punës janë shqiptuar 4 gjoba prej 200 euro. Veprimet policore janë duke u bazuar në ligjin 07/L-006.

Jo vetëm për masat anti-COVID-19, por janë shtuar aktivitetet në parandalim të aksidenteve dhe kontrollimin e rrjedhës së trafikut, ku në pasqyrimin e aktiviteteve tjera dhe kontrollimin e komunikacionit policia ka shqiptuar gjithsej 707 tiketa të kundërvajtjeve në komunikacion si dhe ka sekuestruar 5 patentë shoferë.

Po ashtu, Policia e Kosovës ka shtuar se aktivitete të tilla do të jene në vazhdimësi.