Policia në Suharekë shqipton gjoba në lokale për mosrespektim të orarit dhe qytetarëve për masat anti-COVID

24.01.2022

Më datat 21/22/23 janar 2022, duke u bazuar ne Vendimet e Qeverise së Republikës së Kosovës (masat mbrojtëse kundër Virusit COVID-19), Drejtoria rajonale e policisë në Prizren, ka zhvilluar aktivitete në parandalimin dhe respektimin e masave kundër COVID-19. Gjate kryerjes se detyrës zyrtare, angazhimet policore në zbatim të masave anti-COVID-19 në qendrat tregtare, sheshe dhe […]

Policia në Suharekë shqipton gjoba në lokale për mosrespektim të orarit dhe qytetarëve për masat anti-COVID Foto: Ilustrim

Më datat 21/22/23 janar 2022, duke u bazuar ne Vendimet e Qeverise së Republikës së Kosovës (masat mbrojtëse kundër Virusit COVID-19), Drejtoria rajonale e policisë në Prizren, ka zhvilluar aktivitete në parandalimin dhe respektimin e masave kundër COVID-19.

Gjate kryerjes se detyrës zyrtare, angazhimet policore në zbatim të masave anti-COVID-19 në qendrat tregtare, sheshe dhe lokacionet tjera në komunën e Prizrenit, Suharekës dhe Dragashit policia ne mbështetje të njesitit të NJRSH dhe inspektorëve të AVUK-ut, në lokale te ndryshme ka shqiptuar gjoba, për mosrespektimin e orarit të punës dhe ka larguar musafirët nga këto lokale, pasi që të njëjtit nuk kanë respektuar orarin e punës.

Nga ana e policisë janë shqiptuar 295 gjoba personave fizik në zbatim te ligjit 07/L-006.