Policia në Suharekë s’e ndal dorën, vetëm në dhjetor ka shqiptuar mbi 630 tiketa trafiku

25.12.2021

Një gjë e tillë po bëhet e ditur nga statistikat e policisë ku pothuajse çdo ditë shqiptohen qindra të tilla. Gjoba të tilla shqiptohen edhe nga Policia e Kosovës në Suharekë për të gjithë drejtuesit e automjeteve të cilët nuk e respektojnë rregullat në komunikacion. Kështu ka bërë të ditur, Komandanti i Policisë në Suharekë, […]

Policia në Suharekë s’e ndal dorën, vetëm në dhjetor ka shqiptuar mbi 630 tiketa trafiku Foto: Ilustrim

Një gjë e tillë po bëhet e ditur nga statistikat e policisë ku pothuajse çdo ditë shqiptohen qindra të tilla.

Gjoba të tilla shqiptohen edhe nga Policia e Kosovës në Suharekë për të gjithë drejtuesit e automjeteve të cilët nuk e respektojnë rregullat në komunikacion.

Kështu ka bërë të ditur, Komandanti i Policisë në Suharekë, kapiten Afrim Sylaj në dy takimet për siguri lokale për muajin dhjetor.

Sipas raportimeve të komandantit Sylaj, bëhet e ditur se brenda muajit dhjetor janë shqiptuar gjithsej 637 tiketa për kundërvajtje në trafik.

Në takimin e parë, kapiteni Sylaj kishte bërë të ditur se gjatë dy javëve të para në Suharekë, policia ka shqiptuar 299 tiketa trafiku, ndërsa gjatë dy javëve të fundit janë shqiptuar 338 gjoba të tilla.

Ndërkaq, sa i përket gjobave për mosrespektim të masave kundër COVID-19, komandanti Sylaj ka bërë të ditur se në dy javët e para në Suharekë, policia ka shqiptuar 18 gjoba në bazë të ligjit anti-COVID, ndërsa gjatë dy javëve të fundit janë shqiptuar 67 gjoba të tilla.