Policia në Suharekë organizon ligjërata me temën “Dhuna në familje”, shkaqet e pasojat e kësaj dukurie

27.10.2021

Ligjëratat janë mbajtur me datë: 25, 26 tetor 2021, në dy shkolla fillore dhe atë SHMU “Shkëndija” në Suharekë dhe SHMU “Kongresi i Manastirit” në Studenqan. Ligjëratat janë mbajtur nga hetuesit primar i sektorit të dhunës në familje dhe kanë marrë pjesë një numër i konsiderueshëm i nxënësve. Policia e Kosovës mbetet e përkushtuar në […]

Policia në Suharekë organizon ligjërata me temën “Dhuna në familje”, shkaqet e pasojat e kësaj dukurie Foto: Ilustrim

Ligjëratat janë mbajtur me datë: 25, 26 tetor 2021, në dy shkolla fillore dhe atë SHMU “Shkëndija” në Suharekë dhe SHMU “Kongresi i Manastirit” në Studenqan.

Ligjëratat janë mbajtur nga hetuesit primar i sektorit të dhunës në familje dhe kanë marrë pjesë një numër i konsiderueshëm i nxënësve.

Policia e Kosovës mbetet e përkushtuar në rritjen e bashkëpunimit ndërinstitucional dhe parandalimit të dukurive negative duke plasuar edhe projekte në të ardhmen duke qenë partner i përbashkët në ofrimin e sigurisë me shtresat më produktive siç janë të rinjtë, nxënësit në shkolla, si një nga shtresat më atraktive në zhvillimin e shoqërisë.