Policia në Suharekë konfiskon patentë shoferë dhe shqipton tiketa trafiku

28.02.2022

Më datat 23-27 shkurt 2022, duke u bazuar në vendimet e Qeverisë së Republikës së Kosovës (masat mbrojtëse kundër virusit COVID-19), Drejtoria rajonale e policisë në Prizren, Inspektorët Komunal dhe Inspektorët Sanitar nga AVUK-u, kanë zhvilluar aktivitete në parandalimin dhe respektimin e masave kundër COVID-19. Gjate kryerjes së detyrës zyrtare, angazhimet policore në zbatim të […]

Policia në Suharekë konfiskon patentë shoferë dhe shqipton tiketa trafiku Foto: Ilustrim

Më datat 23-27 shkurt 2022, duke u bazuar në vendimet e Qeverisë së Republikës së Kosovës (masat mbrojtëse kundër virusit COVID-19), Drejtoria rajonale e policisë në Prizren, Inspektorët Komunal dhe Inspektorët Sanitar nga AVUK-u, kanë zhvilluar aktivitete në parandalimin dhe respektimin e masave kundër COVID-19.

Gjate kryerjes së detyrës zyrtare, angazhimet policore në zbatim të masave anti-COVID-19, janë kryer në stacionet policorë në Prizren, Prizren-Veri, Suharekë, Dragash, Mamushë dhe NJRKRR në Prizren.

Në zbatim të këtyre masave janë shqiptuar 101 gjoba personave fizik, janë dhënë 43 vërejtje, janë vizituar dhe kontrolluar 115, biznese, market të mëdha, kafiteri, ku për mos respektim të orarit janë shqiptuar dy (2) gjoba, një prej 200 euro dhe një prej 500 euro. Veprimet policore janë duke u bazuar në ligjin 07/L-006.

Jo vetëm për masat anti-COVID, por janë shtuar aktivitetet në parandalim të aksidenteve dhe kontrollimin e rrjedhës së trafikut, ku në pasqyrimin e aktiviteteve tjera dhe kontrollimin e komunikacionit policia ka shqiptuar gjithsej 1,236 tiketa të kundërvajtjeve në komunikacion si dhe ka konfiskuar 14 patentë shoferë.

Aktiviteti i policisë ishte përkushtuar në realizimin dhe zbatimin e urdhëresave nga gjykata, njësitet e stacioneve policore kanë realizuar gjithsej 67 urdhëresa, ku 67 persona të dënuar apo të ftuar për intervista janë ndaluar sipas vendimeve të gjykatës themelore në Prizren.

Po ashtu, Policia e Kosovës ka deklaruar se aktivitete të tilla do të jenë në vazhdimësi.