Policia jep detaje për zjarrin në fshatin Sopijë të Suharekës

02.07.2021

Gjatë ditës së djeshme ka shpërthyer një zjarr, ku ka përfshirë ara të mbjellura me grurë. Rasti ka ndodhur dje në fshatin Sopijë të Suharekës rreth orës 14:10. Rastin e ka konfirmuar për SuharekaOnline edhe zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prizrenit, toger Shaban Osmanollaj. Osmanollaj ka thënë se për shkaqe të panjohura […]

Policia jep detaje për zjarrin në fshatin Sopijë të Suharekës Foto: Ilustrim

Gjatë ditës së djeshme ka shpërthyer një zjarr, ku ka përfshirë ara të mbjellura me grurë.

Rasti ka ndodhur dje në fshatin Sopijë të Suharekës rreth orës 14:10.

Rastin e ka konfirmuar për SuharekaOnline edhe zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prizrenit, toger Shaban Osmanollaj.

Osmanollaj ka thënë se për shkaqe të panjohura një zjarr fillimisht ka shpërthyer në skaj të rrugës.

Pastaj është shpërndarë dhe ka përfshirë tri ara të mbjellura me grurë me sipërfaqe 3 hektarë pronë e tri personave meshkuj.

Po ashtu togeri Osmanollaj për SuharekaOnline ka thënë se në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë policore dhe zjarrfikësit të cilat e kanë shuar zjarrin.

Ai ka shtuar se ende nuk dihet vlera e dëmit të shkaktuar./SuharekaOnline/