Policia e Suharekës priti për vizitë fëmijët e institucionit parashkollor “Fluturat”

17.11.2022

Policia e Kosovës është njëra ndër institucionet më të afërta të qytetarëve të vendit, ku çdo ditë përkujdeset për sigurinë dhe jetën e tyre. Në diell, shi e borë shpeshë herë jemi mësuar të shohim policinë në rrugë apo vende të tjera, duke u përkujdesur për sigurinë dhe jetën e qytetarëve, shkruan SuharekaOnline. Mirëpo, janë […]

Policia e Suharekës priti për vizitë fëmijët e institucionit parashkollor “Fluturat” Foto: Ilustrim

Policia e Kosovës është njëra ndër institucionet më të afërta të qytetarëve të vendit, ku çdo ditë përkujdeset për sigurinë dhe jetën e tyre.

Në diell, shi e borë shpeshë herë jemi mësuar të shohim policinë në rrugë apo vende të tjera, duke u përkujdesur për sigurinë dhe jetën e qytetarëve, shkruan SuharekaOnline.

Mirëpo, janë të rralla rastet kur ata i shohim brenda mureve të cilat mbajnë deklarata e probleme të ndryshme ku raportohen çdo ditë.

E sot brenda Stacionit Policor në Suharekë ishin për vizitë fëmijët e institucionit parashkollor “Fluturat”, të cilët janë pritur nga Komandanti i këtij stacioni, kapiteni Afrim Sylaj dhe zyrtar të tjerë policor.

Gjatë ditës së enjte fëmijët e institucionit parashkollor “Fluturat” patën rastin që të njoftohen me ambientet e stacionit të policisë së qytetit të tyre, ku edhe janë njoftuar me punën e policisë si institucion i sigurisë së shtetit.

Gjatë kësaj vizite fëmijët kanë marrë edhe përgjigjjet e pyetjeve të tyre të cilat i kishin për policinë.

Komandanti i Stacionit Policor në Suharekë, kapiteni Afrim Sylaj ka njoftuar se vizita ka shkuar në mirë dhe se kanë kaluar një kohë të mirë së bashku me fëmijët, të cilët ishin të kënaqur dhe argëtuar brenda ambienteve të stacionit të policisë.

Ndër tjerash, Sylaj tha se Policia e Kosovës në Suharekë është e përkushtuar në punë për sigurinë e qytetarëve të saj.