Policia e Suharekës brenda 2 jave shqiptoi afër 400 tiketa trafiku
- 30.11.2022

Në Komunën e Suharekës është mbajtur takimi i radhës i sigurisë lokale.
Në takimin e sotëm për siguri lokale, nënkryetarja e Komunës së Suharekës, Mihrije Suka, e cila është udhëheqëse e këtij takimi, e ka hapur takimin dhe ka folur për aktivitetet që kanë ndodhur gjatë dy javëve në Komunën e Suharekës.
Derisa ka raportuar për gjendjen e sigurisë lokale në komunën tonë, komandanti i stacionit policor në Suharekë, Afrim Sylaj, i cili ka numëruar rastet që kanë ndodhur gjatë dy jave, shkruan SuharekaOnline.
Sylaj ka njoftuar se gjatë dy javëve të kaluara në Komunën e Suharekës janë regjistruar 6 aksidente trafiku.
Poashtu, për periudhën e njejtë kohore Policia e Suharekës ka shqiptuar 388 tiketa trafiku për të gjithë ngasesit e automjeteve të cilët nuk i kanë respektuar rregullat e komunikacionit.