Policia e Suharekës brenda 2 jave shqiptoi 588 tiketa trafiku
- 11.01.2023

Në Komunën e Suharekës gjatë ditës së sotme është mbajtur takimi i radhës i sigurisë lokale.
Në këtë takim, nënkryetarja e Komunës së Suharekës, Mihrije Suka e cila është edhe kryesuese e takimit ka fol për aktivitetet që janë zhvilluar në Komunë gjatë këtyre dy jave, për festat e fundvitit dhe për organizimet që janë zhvilluar dhe kanë përfunduar me sukses.
Në takimin e sigurisë lokale, i pari për këtë vit ndër tjerash është biseduar edhe për aktivitetet e Policisë së Kosovës në Suharekë.
Komandanti i Stacionit Policor në Suharekë, kapiteni Afrim Sylaj ndër tjerash ka bërë të ditur se gjatë dy javëve të kaluara policia ndër tjerash është kujdesur edhe për komunikacionin i cili kishte qenë mjaft i ngarkuar pasiqë për festat e fundivitit kishin ardhur numër i konsiderueshëm i mërgimtarëve.
Sylaj ka njoftuar se gjatë dy javëve të kaluara në Komunën e Suharekës janë regjistruar 25 aksidente trafiku, ku përveç dëmëve materiale ka pasur edhe persona të lënduar.
Poashtu, gjatë periudhës së njejtë kohore Sylaj ka thënë se Policia e Kosovës në Suharekë ka shqiptuar 588 tiketa trafiku për të gjithë drejtuesit e automjeteve që nuk i kanë respektuar rregullat e komunikacionit.