Policia e Suharekës brenda 2 jave shqiptoi 470 tiketa trafiku

28.12.2022

Në Komunën e Suharekës është mbajtur takimi i radhës i sigurisë lokale. Në takimin e sotëm për siguri lokale, i fundit për këtë vit, nënkryetarja e Komunës së Suharekës, Mihrije Suka, e cila është udhëheqëse e këtij takimi, e ka hapur takimin dhe ka folur për aktivitetet që kanë ndodhur gjatë dy javëve në Komunën […]

Policia e Suharekës brenda 2 jave shqiptoi 470 tiketa trafiku Foto: Ilustrim

Në Komunën e Suharekës është mbajtur takimi i radhës i sigurisë lokale.

Në takimin e sotëm për siguri lokale, i fundit për këtë vit, nënkryetarja e Komunës së Suharekës, Mihrije Suka, e cila është udhëheqëse e këtij takimi, e ka hapur takimin dhe ka folur për aktivitetet që kanë ndodhur gjatë dy javëve në Komunën e Suharekës.

Ndërsa ka raportuar për gjendjen e sigurisë lokale në komunë, togeri njëherit shef i sektorit të operativës në Stacionin Policor në Suharekë, Bashkim Gashi i cili ka numëruar rastet që kanë ndodhur gjatë dy jave, shkruan SuharekaOnline.

Gashi ka njoftuar se gjatë dy javëve të kaluara në Komunën e Suharekës janë regjistruar 10 aksidente trafiku.

Poashtu, për periudhën e njejtë kohore Policia e Suharekës ka shqiptuar 470 tiketa trafiku për të gjithë ngasesit e automjeteve të cilët nuk i kanë respektuar rregullat e komunikacionit, si dhe kanë realizuar 45 urdhëresa.