Po vazhdon bashkëpunimi mes Komunës së Suharekës dhe CARITAS KOSOVA

24.09.2022

Po vazhdon bashkëpunimi me CARITAS KOSOVA. Përfaqësues të CARITAS KOSOVA, dje e kanë vizituar Komunën e Suharekës, ku janë pritur nga nënkryetarja e Komunës, Mihrije Suka dhe nga drejtoresha e Shëndetësisë, Besa Kuqi. Miriam Pikaar, nga Caritas Europa, zyrtare e lartë për zhvillim të organizatave, Alfred Pjetri, drejtor ekzekutiv në Caritas Kosova dhe Pal Baftijaj, […]

Po vazhdon bashkëpunimi mes Komunës së Suharekës dhe CARITAS KOSOVA Foto: Ilustrim

Po vazhdon bashkëpunimi me CARITAS KOSOVA.

Përfaqësues të CARITAS KOSOVA, dje e kanë vizituar Komunën e Suharekës, ku janë pritur nga nënkryetarja e Komunës, Mihrije Suka dhe nga drejtoresha e Shëndetësisë, Besa Kuqi.

Miriam Pikaar, nga Caritas Europa, zyrtare e lartë për zhvillim të organizatave, Alfred Pjetri, drejtor ekzekutiv në Caritas Kosova dhe Pal Baftijaj, drejtor i departamentit për shëndetësi në Caritas Kosova, ishin pjesë e delegacionit që vizituan Komunën e Suharekës.

Tema e takimit ishte vazhdimi i bashkëpunimit në projektin e shëndetësisë, në Komunën e Suharekës.

Nënkryetarja Suka dhe drejtoresha Kuqi, i falënderuan mysafirët për mbështetje të fushës shumë të rëndësishme siç është shëndetësia.

Po ashtu edhe delegacioni nga Caritas, i kanë falënderuar nikoqirët për pritjen dhe për bashkëpunim e sinçert në fushat përkatëse.