Po realizohet projekti “Punë për Komunitetin” në Komunën e Suharekës
- 08.11.2021
- 0 komente
Drejtori i GIZ-it në Kosovë David Oberhuber dhe kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj, të shoqëruar edhe nga kryetari i Rrjetit të Grupeve Lokale të Veprimit Njazi Ibrahimi, kanë qenë pjesë e aktiviteteve të Projektit të përbashkët “Punë për Komunitetin” në Komunën e Suharekës.

Me këtë rast ata së bashku kanë mbjellur edhe drunjë dekorativ përgjatë shtratit të lumit që kalon përmes fshatrave Leshan dhe Tërrnje.
Realizimi i këtij projekti po bëhet sipas një Memorandumi Mirëkuptimi mes Komunës së Suharekës, GIZ-it dhe GLV “Natyra”, ndërsa punët që do të kryehen janë në pastrimi, zgjerimi dhe rregullimi i shtratit te lumit që kalon në Leshan dhe Tërrnje.
Nisma “Punë për Komunitetin” është një projekt i financuar nga Qeveria Gjermane, zbatuar nga GIZ, që synon zbutjen e pasojave ekonomike dhe financiare që pandemia e Covid-19 u ka shkaktuar komuniteteve lokale në Kosovë.

Projekti po mbështet nga Ministria Federale Gjermane për bashkëpunim ekonomik dhe zhvillim, permes GIZ-it në Kosovë dhe Komunës së Suharekës.
KOMENTE0
Leave a Reply