Plani i punës së Kuvendit Komunal të Suharekës për vitin 2022

17.01.2022

Kuvendi i Komunës siguron kushte të punës për mbajtje të seancave të Kuvendit të Komunës, si dhe pjesëmarrje të qytetarëve gjate seancave. Siguron transparencë të plotë ndaj qytetarëve për të gjitha vendimet dhe aktet tjera, si dhe për çdo gjë që është ne interes te qytetareve. Po ashtu, i’u krijon mundësi qytetarëve që përmes formave […]

Plani i punës së Kuvendit Komunal të Suharekës për vitin 2022 Foto: Ilustrim

Kuvendi i Komunës siguron kushte të punës për mbajtje të seancave të Kuvendit të Komunës, si dhe pjesëmarrje të qytetarëve gjate seancave. Siguron transparencë të plotë ndaj qytetarëve për të gjitha vendimet dhe aktet tjera, si dhe për çdo gjë që është ne interes te qytetareve. Po ashtu, i’u krijon mundësi qytetarëve që përmes formave të ndryshme të jenë pjesëmarrës në proceset vendimmarrëse

Plani i Punës së Kuvendit të Komunës së Suharekës është dokument i mbështetur në Ligjin për Vetëqeverisje Lokale, Statutin e Komunës, Rregulloren e Punës së Kuvendit dhe aktet tjera Ligjore dhe nënligjore. Plani është i hartuar në bazë të një kornize logjike i cili planifikon etapat e realizimit të punëve dhe detyrave të Kuvendit te bazuara në detyrat dhe përgjegjësitë që dalin nga Ligji për vetëqeverisje lokale, Statuti dhe aktet tjera primare dhe sekondare.

Me këtë plan synohet arritja e objektivave për vitin 2022, ku Kuvendi i Komunës se Suharekës, planifikon t’i mbajë 12, (dymbëdhjetë) seanca te rregullta, 6 (gjashtë) prej të cilave në (6) gjashtëmujorin e parë të vitit 2022, në të cilat do të trajtohen të gjitha çështjet që janë në interes të Komunës dhe të qytetarëve të Suharekës, e të cilat janë të proceduara sipas akteve Ligjore dhe nënligjore të aplikueshme në Republikën e Kosovës.

Plani vjetor i punës së Kuvendit të Komunës, do të ndihmojë dhe lehtësojë punimet e mbledhjeve të Kuvendit, duke iu ofruar anëtarëve të Kuvendit këtë plan, ata do të kenë një pasqyre për punët dhe aktivitetet e parapara për vitin 2021 e që kanë të bëjnë me interesat e qytetarëve.

Përveç këtyre temave të cekura më poshtë, Kuvendi i Komunës së Suharekës, do të shqyrtoj dhe miraton edhe tema apo çështje tjera të cilat janë me rëndësi dhe në interes për qytetarët dhe Komunën e Suharekës.

Planifikimi i planit të punës i Kuvendit të Komunës në Suharekë për vitin 2022.

Janar
1. Themelimi komisioni për zbatimin e procedurave dhe vlerësimin e ofertave për dhënien nё shfrytëzim afatshkurtër dhe afatgjatë tё pronës se paluajtshme tё Komunës;
2. Themelimi i Këshillit Komunal për Siguri në Bashkësi (KKSB-ja);
3. Themelimi i komisionit të aksionarëve në NPL “Stacioni Autobusëve” në
Suharekë;
4. Themelimi i komisionit për shqyrtimin e aplikacioneve për ndarjen e bursave
për studentë/e dhe nxënës/e të Komunës së Suharekës;
5. Miratimi i planit të punës për KKSB-në
6. Miratimi i planit të punës për Kuvendin;

Shkurt
1. Bartja e mjeteve vetanake tё vitit 2021 për shfrytëzim në vitin 2022;
2. Themelimi i komisionit për shqyrtimin e ankesave qё paraqiten nga palët e pakënaqur ofertuese, pas procesit te vlerësimit final tё ofertave tё përzgjedhura nga ana e komisionit për zbatimin e procedurave dhe vlerësimin e ofertave për dhënien nё shfrytëzim afatshkurtër dhe afatgjatë tё pronës se paluajtshme tё Komunës;
3. Miratimi i raportit te komisionit për dhënien ne shfrytëzim afatgjatë pronës së paluajtshme te Komunës;
4. Themelimi i komisionit të aksionarëve në NPL “Eko-Regjioni” njësia në Suharekë;
5. Njoftimi i planit të prokurimit për vitin 2022;
6. Raport pune për zyrën e prokurimit për vitin 2021;

Mars
1. Raporti përfundimtar financiar për vitin 2021;
2. Miratimi i raportit të punës dhe aktiviteteve të Komisionit Komunal të aksionarëve për NPL “Stacioni i Autobusëve” në Suharekë për vitin 2020;
3. Miratimi i Strategjisë për Zhvillim Ekonomik Lokal për vitin 2022-2027;
4. Raport i punës së Kryetarit të Komunës për vitin 2021;
5. Themelimi i komisionit për shqyrtimin e ankesave të bursave;
6. Miratimi i Statutit të QKMF-së në Suharekë;

Prill
1. Informatë e Kryetarit mbi gjendjen ekonomike financiare për 3 (tre) mujorin
e parë tё vitit 2022;
2. Raportimi për dhunën në familje;
3. Themelimi i komisionit për dhënien e shpërblimeve “Emblema e artë”, “Skënderbeu” dhe mirënjohjes “13 Qershori”;
4. Dhënia e pëlqimit për inicimin e proceduarve për hartimin e planit rregullues për zonën industriale në “Biraq”;
5. Vendimi për hapjen e shqyrtimit publik të projekt-dokumentit të Hartës Zonale të Komunës.

Maj
1. Vendimi për ndarjen e shpërblimeve për nder te “13 Qershorit” ditës së çlirimit të Suharekës me rrethin;
2. Miratimi i raportit te komisionit për dhënien ne shfrytëzim afat gjatë pronës së paluajtshme te Komunës;
3. Inicimi i procedurës për dhënien në shfrytëzim të pronës së paluajtshme të Komunës;
4. Miratimi i vendimit për caktimin e vlerës së bonus banimit.

Qershor
1. Korniza Afatmesme Buxhetore (2022-2024);
2. Rishikimi i buxhetit për vitin 2022;
3. Miratimi i Planit për Menaxhimin e Parkingjeve;
4. Miratimi i raportit te komisionit për dhënien ne shfrytëzim afatgjatë pronës së paluajtshme te Komunës.

Korrik
1. Konsultimi publikut dhe pjesëmarrja e publikut ne vendim marrje;
2. Informatë e Kryetarit mbi gjendjen ekonomike financiare për 6 (gjashtë) mujorin e pare tё vitit 2022;
3. Informatë për aktivitetet e KKSB-së për periudhën Janar-Qershor të vitit 2022;
4. Raporti i Auditorit te Jashtëm për vitin 2021.

Gusht
1. Dëgjimet publike për planifikimin e buxhetit për vitit 2022;
2. Rregullore për taksa komunale;
3. Shqyrtimi i planit të veprimit për zbatimin e rekomandimeve të ZKA-së;
4. Shqyrtimi i raportit të përformancës së Komunës për vitin 2021;
5. Themelimi i komisionit për ndarjen e çmimit Ukë Bytyçi.

Shtator
1. Miratimi i Buxhetit dhe Plani i Investimeve për vitin 2023;
2. Miratimi i Strategjisë Komunale për komunikim për vitin 2022-2021;
3. Miratimi i vendimit për ndarjen e çmimit “Ukë Bytyçi”.

Tetor
1. Informatë e Kryetarit mbi gjendjen ekonomike financiare për 9 (nëntë) mujorin e pare tё vitit 2022;
2. Rregulloren për fillimin dhe mbarimin e orarit të punës së organizatave të biznesit në Komunën e Suharekës;
3. Miratimi i Hartës Zonale të Komunës;

Nëntor
1. Raport nga Drejtoria e pronës për qiranë dhe rentën;
2. Diskutim për sensibilizimin e qytetarëve kundër dhunës në familje;
3. Miratimi i raportit te komisionit për dhënien ne shfrytëzim afatgjatë pronës së paluajtshme te Komunës.

Dhjetor
1. Planifikim i punës së Kuvendit dhe orari i mbledhjeve të KPF-së dhe Kuvendit të Komunës së Suharekës, pёr vitin 2023;
2. Miratimi i planit vjetor tё punës tё këshillit komunal për siguri nё bashkësi për vitin 2023;
3. Raporti për zbatimi dhe monitorimin e PZHK-së.

Plani-i-punes-se-Kuvendit-2022