Persona të panjohur vjedhen bagëti në Bllacë, pronari thotë se vlera e tyre ishte rreth 6 mijë euro

29.12.2022

Një dukuri e shpeshtë që po terrorizon blegtorët në vende të ndryshme në Kosovë dhe që është shndërruar në shqetësim janë vjedhjet e bagëtive. Një rast i tillë ka ndodhur dje në fshatin Bllacë të Suharekës. Burimet nga Prokuroria bëjnë me dije se një qytetar ka njoftuar Policinë se dikush i ka hyrë me forcë […]

Persona të panjohur vjedhen bagëti në Bllacë, pronari thotë se vlera e tyre ishte rreth 6 mijë euro Foto: Ilustrim

Një dukuri e shpeshtë që po terrorizon blegtorët në vende të ndryshme në Kosovë dhe që është shndërruar në shqetësim janë vjedhjet e bagëtive.

Një rast i tillë ka ndodhur dje në fshatin Bllacë të Suharekës.

Burimet nga Prokuroria bëjnë me dije se një qytetar ka njoftuar Policinë se dikush i ka hyrë me forcë në stallë, ku janë vjedhur disa lopë, vlera e të cilave është rreth 6 mijë euro.

Në bazë të dëshmisë së viktimës, të dhënë para hetuesve policorë, vjedhja dyshohet se është kryer gjatë natës, periudhë kjo që është shfrytëzuar nga hajnat meqë familja nuk ishte në shtëpi.

Me t’u denoncuar rasti, Policia ka nisur hetimet që të identifikohet personi apo personat e përfshirë në vjedhje, teksa Prokurori i Shtetit ka urdhëruar qe rasti të hetohet si “vjedhje e rëndë”./Sinjali/