Person i zhdukur, tentim vetvrasje, vjedhje, aksidente – krejt çka ndodhi brenda dy jave në Suharekë

16.02.2022

Këto të dhëna Sylaj i ka bërë të ditura në takimin për koordinim lokal të sigurisë ku është folur për rastet që kanë ndodhur gjatë dy javëve të kaluara. Ai ka thënë se gjatë dy javëve në Komunën e Suharekës kanë ndodhur: 6 aksidente në trafik,1 dëmtim dhe heqje e paisjeve mbrojtëse në rrugë, 2 […]

Person i zhdukur, tentim vetvrasje, vjedhje, aksidente – krejt çka ndodhi brenda dy jave në Suharekë Foto: Ilustrim

Këto të dhëna Sylaj i ka bërë të ditura në takimin për koordinim lokal të sigurisë ku është folur për rastet që kanë ndodhur gjatë dy javëve të kaluara.

Ai ka thënë se gjatë dy javëve në Komunën e Suharekës kanë ndodhur: 6 aksidente në trafik,1 dëmtim dhe heqje e paisjeve mbrojtëse në rrugë, 2 raste pengim i personit zyrtar në kryerjen e detyrës zyrtare, 1 person i zhdukur (i gjetur më pastaj), 1 lëndim i lehtë trupor.

Po ashtu, komandanti Sylaj ka shtuar se brenda dy jave kanë ndodhur: 1 tentim vetvrasje, 6 vjedhje, 1 rast posedim i paautorizuar i narkotikëve, 1 incident zjarri, 1 rast vetëgjyqësi dhe 1 dëmtim i pasurisë.

Ndërsa gjatë dy jave janë shqiptuar 464 tiketa, prej të cilave 361 në trafik dhe 103 për mosrespektim të masave për COVID-19.