Përkujtohen heronjtë Fetah Gega dhe Xhavit Bajraktari

02.05.2022

Në e 23-vjetorit e rënies heroike të heronjve, Fetah Gega dhe Xhavit Bajraktari, u bënë homazhe në menyrë të organizuar. Në ceremoni morën pjesë familjarë të heronjve, përfaqësues të institucioneve, bashkëluftëtarë dhe qytetarë të shumtë. Kryetarit i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj gjatë ceremonisë e takimit me familjarë e bashkëluftëtarë të heronjve tha: “Xhavit Bajraktari […]

Përkujtohen heronjtë Fetah Gega dhe Xhavit Bajraktari Foto: Ilustrim

Në e 23-vjetorit e rënies heroike të heronjve, Fetah Gega dhe Xhavit Bajraktari, u bënë homazhe në menyrë të organizuar.

Në ceremoni morën pjesë familjarë të heronjve, përfaqësues të institucioneve, bashkëluftëtarë dhe qytetarë të shumtë.

Kryetarit i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj gjatë ceremonisë e takimit me familjarë e bashkëluftëtarë të heronjve tha: “Xhavit Bajraktari dhe Fetah Gega janë burim i krenarisë dhe lavdisë kombëtare. Ata ishin bijtë e kësaj toke që me heroizmin e tyre shkruan faqen më të ndritur të historisë sonë”.

Në fund u vendosën kurora me lule te guri që simbolizon forcën.

Më pas të gjithë vazhduan drejt varrezave të dëshmorëve në Suharekë, për të bërë homazhe.