Përkujtohen dëshmorët dhe martirët e fshatit Studençan

27.05.2022

Në ditën e 27 majit të vitit 1999 në Studençan ranë për liri dëshmorët Fetah Gega, Arif Gashi, Ruzhdi Jupaj, Omer Gega, Nehat Jupaj e Besnik Përzhaku. Përfaqësues të Komunës së Suharekës së bashku me bashkëluftëtarë e me familjarë të dëshmorëve e martirëve, kanë vendosur kurora lulesh pranë lapidarit të dëshmorëve e po ashtu edhe […]

Përkujtohen dëshmorët dhe martirët e fshatit Studençan Foto: Ilustrim

Në ditën e 27 majit të vitit 1999 në Studençan ranë për liri dëshmorët Fetah Gega, Arif Gashi, Ruzhdi Jupaj, Omer Gega, Nehat Jupaj e Besnik Përzhaku.

Përfaqësues të Komunës së Suharekës së bashku me bashkëluftëtarë e me familjarë të dëshmorëve e martirëve, kanë vendosur kurora lulesh pranë lapidarit të dëshmorëve e po ashtu edhe tek varrezat e dëshmorëve në Suharekë.

Ishte kjo dita që nuk do të harrohet kurrë, por edhe brezat që po vijnë do ta kujtojnë për herë.

Ndaj veprave të dëshmorëve respekti nuk do të mungojë asnjëherë. Sakrifica e tyre për lirinë e vendit do të kujtohet gjithmonë.

LAVDI DËSHMORËVE DHE GJITHË TË RËNËVE PËR LIRI!