Përkujtohen dëshmorët dhe martirët e fshatit Mushtisht

22.04.2022

Edhe fshati Mushtisht si e gjithë Kosova iu kundërvënë armikut në momentet më vendimtare, me të gjitha forcat duke sakrifikuar shumë çka madje edhe jetën e bijve dhe bijave për lirinë e atdheut. Ishte kjo dita që nuk do të harrohet kurrë, por edhe brezat që po vijnë do ta kujtojnë për herë. 22 Prilli […]

Përkujtohen dëshmorët dhe martirët e fshatit Mushtisht Foto: Ilustrim

Edhe fshati Mushtisht si e gjithë Kosova iu kundërvënë armikut në momentet më vendimtare, me të gjitha forcat duke sakrifikuar shumë çka madje edhe jetën e bijve dhe bijave për lirinë e atdheut.

Ishte kjo dita që nuk do të harrohet kurrë, por edhe brezat që po vijnë do ta kujtojnë për herë.

22 Prilli për Mushtishtin është dhimbja së bashku me krenarinë, është loti së bashku me buzëqeshjen, është vet shpresa se ky vend nuk shuhet.

Ndaj veprave të dëshmorëve respekti nuk do të mungojë asnjëherë. Sakrifica e tyre për lirinë e vendit do të kujtohet gjithmonë.