Përjashtimi nga puna i arsimtares me shami, reagon kryetari Muharremaj

02.09.2022

Kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj ka reaguar pas raportimeve se një arsimtare me shami është përjashtuar nga puna në njërën nga shkollat e kësaj komune. Muharremaj ka thënë se bordi i prindërve nuk është institucion, i cili punëson apo largon një mësimdhënës nga puna. “Askush mbi ligjin. Bordi i prindërve nuk është institucion, […]

Përjashtimi nga puna i arsimtares me shami, reagon kryetari Muharremaj Foto: Ilustrim

Kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj ka reaguar pas raportimeve se një arsimtare me shami është përjashtuar nga puna në njërën nga shkollat e kësaj komune.

Muharremaj ka thënë se bordi i prindërve nuk është institucion, i cili punëson apo largon një mësimdhënës nga puna.

“Askush mbi ligjin. Bordi i prindërve nuk është institucion, i cili punëson apo largon një mësimdhënës nga puna. Kjo ndodh në organet komunale më një procedurë tash të rregulluar mirë.

Në qoftë se ndonjë mësimdhënës ka rast disiplinor, atëherë është Komisioni Disiplinor që e trajton rastin dhe i sugjeron drejtorit, respektivisht mua si kryetar për veprimet institucionale.

Deri në një rast të tillë, të gjithë mësimdhënësit ushtrojnë detyrat e veta konform procedurës së lartpërmendur”, shkroi Muharremaj.

Tutje Muharremaj tha se për shkak që aktualisht nuk gjendet në Kosovë, në ditën e hënë do ta trajtojë këtë rast me prioritet në përputhje me ligjin dhe me urdhërin administrative të ministrisë së Arsimit.

“Për momentin jam në udhëtim jasht vendit, por që nga dita e hënë do ta trajtoj me prioritet këtë rast, kjo në përputhje me ligjin, me urdhërin administrativ të Ministrisë së arsimit dhe interpretimit të Gjykatës Kushtetuese, dhe kështu do t’i japim fund edhe debatit krejt të panevojshëm për këtë temë

Përndryshe, gjuha linçuese, ofenduese ka vetëm një synim: përçarjen në mes nesh dhe dëmtimin politik të Komunës dhe sukseseve të arritura deri më tani”, shkroi ai.