Përfundon procesi i Testit të Maturës në Suharekë, Bajselmani: Çdo gjë ka shkuar sipas planifikimit

27.08.2022

Tashmë ka përfunduar afati i dytë i Provimit të Maturës Shtetërore për maturantët e klasave të 12-ta. Provimi i Maturës Shtetërore ka përfunduar edhe në shkollat e Komunës së Suharekës. Ky provim në Komunën e Suharekës u mbajt vetëm në një qendër të testimit. 130 maturantë të Komunës së Suharekës kanë paraqitur Provimin e Maturës […]

Përfundon procesi i Testit të Maturës në Suharekë, Bajselmani: Çdo gjë ka shkuar sipas planifikimit Foto: Ilustrim

Tashmë ka përfunduar afati i dytë i Provimit të Maturës Shtetërore për maturantët e klasave të 12-ta.

Provimi i Maturës Shtetërore ka përfunduar edhe në shkollat e Komunës së Suharekës.

Ky provim në Komunën e Suharekës u mbajt vetëm në një qendër të testimit.

130 maturantë të Komunës së Suharekës kanë paraqitur Provimin e Maturës Shtetërore në afatin e dytë.

Ky test në këtë afat është mbajtur në një qendër, në Shkollën e Mesme Teknike “Skënder Luarasi”.

Ndërsa pas përfundimit të këtij testi, për SuharekaOnline ka folur drejtori i Drejtorisë së Arsimit në Komunën e Suharekës, Remzi Bajselmani.

Bajselmani ka theksuar se në përgjithësi mbarëvajtja është përcjell pa incidente dhe se çdo gjë ka shkuar sipas planifikimit.

Drejtori Bajselmani ka bërë të ditur se vetëm një nxënës është larguar nga procesi i testimit për shkak të posedimit të telefonit, ndërkaq procesi ka rrjedhë mirë.

Ai shtoi se vlenë të theksohet që kontrolli ka qenë më i theksuar se herave të tjera dhe se nuk është lejuar në asnjë moment kopjimi.