Përfundon me sukses aksioni humanitar i të Rinjëve të Suharekës

26.12.2018

Aksioni humanitar i mbajtur dy ditë radhazi me 25 dhe 26 dhjetor nga ora 08:00 deri në ora 18:00 nga të rinjët e qytetit ka përfunduar me sukses mbledhjen e mjeteve dhe veshmbathjeve për familjet në nevojë. Brenda dy ditëve të Rinjët e qytetit kanë mbledhur mjete financiare, veshmbathje dhe pako ushqimore nga qytetarë dhe […]

Përfundon me sukses aksioni humanitar i të Rinjëve të Suharekës Foto: Ilustrim

Aksioni humanitar i mbajtur dy ditë radhazi me 25 dhe 26 dhjetor nga ora 08:00 deri në ora 18:00 nga të rinjët e qytetit ka përfunduar me sukses mbledhjen e mjeteve dhe veshmbathjeve për familjet në nevojë.

Brenda dy ditëve të Rinjët e qytetit kanë mbledhur mjete financiare, veshmbathje dhe pako ushqimore nga qytetarë dhe biznese të qytetit.

Patriot Berisha organizator i aksionit e ka vlerësuar kontributin e qytetarëve për familjet në nevojë duke falënderuar qytetarët dhe bizneset për përkrahjen gjatë këtij aksioni. Sipas tij deri më tani janë mbledhur një shumë e konsiderueshme e mjeteve finaciare, miell, veshmbathje, pako ushqimore etj.

Mjetet do të shfytëzohen për blerjen e produkteve esenciale dhe së bashku me pakot e grumbulluara do të ndihmohen 50 familje në nevojë në Komunën e Suharekës para fundvitit tha Berisha.