Përfshihet nga zjarri një veturë në Suharekë

09.01.2023

Një veturë në Suharekë është përfshirë nga zjarri mbrëmjen e së dielës. Në mbrëmjen e së dielës, rreth orës 01:00 në Suharekë një veturë është përfshirë nga zjarri, kështu është bërë e ditur nga lexues të IndeksOnline. Poashtu, lajmin për SuharekaOnline e ka konfirmuar edhe komandanti i Stacionit Policor në Suharekë, Afrim Sylaj ku ka […]

Përfshihet nga zjarri një veturë në Suharekë Foto: Ilustrim

Një veturë në Suharekë është përfshirë nga zjarri mbrëmjen e së dielës.

Në mbrëmjen e së dielës, rreth orës 01:00 në Suharekë një veturë është përfshirë nga zjarri, kështu është bërë e ditur nga lexues të IndeksOnline.

Poashtu, lajmin për SuharekaOnline e ka konfirmuar edhe komandanti i Stacionit Policor në Suharekë, Afrim Sylaj ku ka njoftuar se rastet e tilla, pra kur veturat përfshihen nga zjarri për arsye teknike dhe jo me ndonjë qëllim nga ndonjë person i dyshuar, ato nuk inicohen si raste në polici.

Ndryshe, në pamjet që janë siguruar shihet se vetura është djegur pothuajse e tëra, ndërsa nuk është raportuar për ndonjë person të lënduar.