Performanca e komunave, Suhareka renditet e 3-ta në Kosovë për infrastrukturë rrugore

06.01.2023

Raporti i performancës komunale për vitin 2021 të cilin e ka siguruar SuharekaOnline prezanton rezultatet e punës së komunave në 19 fushave të kompetencave që janë nën përgjegjësi të tyre, përmes 104 treguesve nga 119 sa ka gjithsej Sistemi për Menaxhimin e Performancës Komunale. Nga këto 19 fusha të cilat prezentohen në këtë raport ku […]

Performanca e komunave, Suhareka renditet e 3-ta në Kosovë për infrastrukturë rrugore Foto: Ilustrim

Raporti i performancës komunale për vitin 2021 të cilin e ka siguruar SuharekaOnline prezanton rezultatet e punës së komunave në 19 fushave të kompetencave që janë nën përgjegjësi të tyre, përmes 104 treguesve nga 119 sa ka gjithsej Sistemi për Menaxhimin e Performancës Komunale.

Nga këto 19 fusha të cilat prezentohen në këtë raport ku kanë raportuar 37 komuna të Kosovës është edhe ajo e infrastrukturës rrugore.

Fusha 9 – Infrastruktura Rrugore – Kjo fushë matë rrugët komunale dhe infrastrukturën përcjellëse që janë nën kompetencën e komunës. Fusha është plotësuar me tregues të ri për të nxitur përmirësimin e infrastrukturës rrugore me trotuare, ndriçim, shenjëzim si dhe shteg të biçikletave.

Performanca e përgjithshme vlerësohet në shkallë prej 52.04%.

Ajo çfarë e bënë performancën e përgjithshme të mos jetë aq e lartë, është përfshirja treguesit i ri për rrugët në zonat urbane me shtigje të biçikletave, si dhe raporti në mes të rrugëve lokale me trotuare dhe ndriçim publik. Nivelin e përmbushje së treguesve të kësaj fushe e keni ne tabelën më lart. Vlen të përmendet treguesi me nivelin me të ulet, rrugët në zonën urbane me shteg të biçikletave 6.58% dhe treguesi me përmbushjen më të lartë prej 44.45% gjatësia e rrugëve lokale të pajisura me shenjëzim vertikal dhe horizontal.

Duke u bazuar në raportin që posedon SuharekaOnline figuron se për performancë në infrastrukturën rrugore Komuna e Suharekës është renditur e treta me 71.61% nga 37 komuna.

 Performanca e komunave në nivel të fushës është paraqitur si më poshtë: