Performanca e 37 komunave, Suhareka me 32.97% renditet e 25-ta për barazi në punësim, shërbime sociale e familjare

27.12.2022

Raporti i performancës komunale për vitin 2021 të cilin e ka siguruar SuharekaOnline prezanton rezultatet e punës së komunave në 19 fushave të kompetencave që janë nën përgjegjësi të tyre, përmes 104 treguesve nga 119 sa ka gjithsej Sistemi për Menaxhimin e Performancës Komunale. Nga këto 19 fusha të cilat prezentohen në këtë raport ku […]

Performanca e 37 komunave, Suhareka me 32.97% renditet e 25-ta për barazi në punësim, shërbime sociale e familjare Foto: Ilustrim

Raporti i performancës komunale për vitin 2021 të cilin e ka siguruar SuharekaOnline prezanton rezultatet e punës së komunave në 19 fushave të kompetencave që janë nën përgjegjësi të tyre, përmes 104 treguesve nga 119 sa ka gjithsej Sistemi për Menaxhimin e Performancës Komunale.

Nga këto 19 fusha të cilat prezentohen në këtë raport ku kanë raportuar 37 komuna të Kosovës është edhe ajo e Barazisë në Punësim, Shërbime Sociale e Familjare.

Fusha 4 – Barazia në Punësim, Shërbime Sociale dhe Familjare

Kjo fushë prej dy rezultateve dhe katër treguesve mbulon përfaqësimin e grupeve të ndryshme në punësim komunal, si dhe shërbimet sociale të grupeve më me nevojë në komuna. Në kuadër të punësimit treguesit matin nivelin e punësimit të personave me aftësi të veçanta në institucionet komunale, si dhe përqindjen e përfshirjes së komuniteteve jo shumicë.

Performanca e përgjithshme në këtë fushë prej 55.09%.

Sipas të dhënave niveli i përmbushjes së kuotës për të punësuar me nevoja të veçanta mbetet i ulët, referuar kriterit të përcaktuar në Ligjin Nr. 05L-051 për mbrojtje nga diskriminimi.

Duke u bazuar në raportin që posedon SuharekaOnline figuron se për performancë për barazi në punë, shërbime sociale e familjare Komuna e Suharekës renditet e 25 me 32.97% nga 37 komuna të Kosovës.

Ndërsa, pas Komunës së Suharekës renditet Graçanica me 31.48%, Mamusha me 25%, Hani Elezit me 18.31%, Shtimja me 9.97% dhe disa komuna të tjera.

KomunaRenditja me përqindje në bazë të performancës
Ferizaj95%
Gllogoc88.03%
Viti87.53%
Rahovec 85.44%
Prishtinë83.18%
Novobërdë75%
Gjilan74.67%
Mitrovica Jugore70.79%
Pejë69.72%
Obiliq69.33%
Lipjan68.81%
Junik68.31%
Gjakovë63.81%
Deçan62.64%
Kaqanik62.11%
Malishevë60.04%
Klinë58.23%
Vushtrri58.16%
Podujevë57.1%
Kamenicë56.84%
Fushë Kosovë51.66%
Dragash48.24%
Istog46.98%
Prizren36.66%
Suharekë32.97%
Graçanicë 31.48%
Mamushë25%
Han i Elezit24.04%
Partesh18.31%
Ranillug16.18%
Shtime9.97%
Kllokot6.57%
Zubin Potok0
Leposaviq0
Zveçan 0
Mitrovica Veriore0
Shtërpc0