Brenda 9 muaje 94 raste të vjedhjeve në Suharekë

24.09.2021

Në çdo takim të sigurisë lokale që mbahet me nënkryetaren e Komunës së Suharekës, përfaqësuesve të KFOR-it dhe Policisë së Kosovës çdo herë është prezent numri i vjedhjeve, ku vetëm dy javët e para të muajit shtator ndodhën 7 vjedhje. Vjedhje të tilla e të shumta të cilat kanë ndodhur kohëve të fundit kanë bërë […]

Brenda 9 muaje 94 raste të vjedhjeve në Suharekë Foto: Ilustrim

Në çdo takim të sigurisë lokale që mbahet me nënkryetaren e Komunës së Suharekës, përfaqësuesve të KFOR-it dhe Policisë së Kosovës çdo herë është prezent numri i vjedhjeve, ku vetëm dy javët e para të muajit shtator ndodhën 7 vjedhje.

Vjedhje të tilla e të shumta të cilat kanë ndodhur kohëve të fundit kanë bërë që Policia e Kosovës të rris masat për parandalimin e këtyre veprave.

SuharekaOnline ka mbledhur statistikat e rasteve të vjedhjeve që janë raportuar gjatë periudhës Janar-Shtator 2021 në stacionin policor në Komunën e Suharekës.

Për këtë periudhë kohore, brenda 9 muaje në Komunën e Suharekës kanë nodhur hiç më pak se 94 raste të vjedhjes.

Në muajin gusht ishte numri më i madh i rasteve të vjedhjeve të raportuara në stacionin policor në Suharekë , ku brenda këtij muaji kishin ndodhur gjithsej 13 raste të vjedhjes.

Gjatë muajit Janar të vitit 2021 ndodhën 12 vjedhje, në Shkurt 12 të tilla, në Mars 9, në Prill ndodhën 12 vjedhje, në maj 12 të tilla, në Qershor 9, në Korrik 8 vjedhje, në Gusht 13 dhe në dy javët e para të shtatorit ndodhën 7 raste të vjedhjes.

MuajiNr. i vjedhjeve në Komunën e SuharekësDy javët e paraDy javët e fundit
Janar 20211284
Shkurt 20211257
Mars 2021936
Prill 20211266
Maj 20211266
Qershor 2021981
Korrik 2021835
Gusht 20211349
Shtator 202177
TOTAL945044