Për një muaj Komuna e Suharekës shpenzoi afër 4000 euro për karburant për vetura

03.08.2021

Në shpenzimet e periudhës korrik 2021 , sipas njësive buxhetore dhe kodeve ekonomike të Komunës së Suharekës, ndër tjerash figurojnë edhe shpenzimet për karburant për vetura. Në bazë të raportit të publikuar në uebfaqen e Komunës së Suharekës figuron që në muajin korrik të këtij viti Komuna e Suharekës ka shpenzuar 3.977,54 euro, raporton SuharekaOnline. […]

Për një muaj Komuna e Suharekës shpenzoi afër 4000 euro për karburant për vetura Foto: Ilustrim

Në shpenzimet e periudhës korrik 2021 , sipas njësive buxhetore dhe kodeve ekonomike të Komunës së Suharekës, ndër tjerash figurojnë edhe shpenzimet për karburant për vetura.

Në bazë të raportit të publikuar në uebfaqen e Komunës së Suharekës figuron që në muajin korrik të këtij viti Komuna e Suharekës ka shpenzuar 3.977,54 euro, raporton SuharekaOnline.

Në bazë të këtij raporti bëhet e ditur se në korrik të 2021’s, shpenzime më të mëdha për karburant për vetura janë bërë nga Shërbimet e Kujdesit Primar Shëndetësor, e cila ka shpenzuar plotë 3,103.34 euro.

Njësia BuxhetoreKarburant për vetura, korrik 2021
Administrata97.25€
Shërbime Publike – Infrastrukturë Rrugore642.95€
Shërbimet e Kujdesit Primar Shëndetësor3,103.34€
Shërbimet Sociale134.00€
TOTAL3,977.54€