Për herë të tretë rihapet konkursi për drejtor të shkollës në Bllacë

17.01.2023

Drejtoria Komunale e Arsimit në Suharekë ka njoftuar se ka shpallur konkurs për drejtor në SHFMU “Ramë Bllaca” në Bllacë. Drejtoria Komunale e Arsimit në Suharekë ka njoftuar se ka rihapur përsëri konkurs për pozitën drejtor për SHFMU “Ramë Bllaca” në Bllacë, raporton SuharekaOnline. Sipas njoftimeve të DKA-Suharekë, ky konkurs është rihapur për herë të […]

Për herë të tretë rihapet konkursi për drejtor të shkollës në Bllacë Foto: Ilustrim

Drejtoria Komunale e Arsimit në Suharekë ka njoftuar se ka shpallur konkurs për drejtor në SHFMU “Ramë Bllaca” në Bllacë.

Drejtoria Komunale e Arsimit në Suharekë ka njoftuar se ka rihapur përsëri konkurs për pozitën drejtor për SHFMU “Ramë Bllaca” në Bllacë, raporton SuharekaOnline.

Sipas njoftimeve të DKA-Suharekë, ky konkurs është rihapur për herë të tretë, pasi që deri më tani kandidatet nuk i kanë plotësuar kriteret.

Në muajin nëntor, pas anulimit të konkursit, SuharekaOnline kishte adresuar pyetje lidhur rreth anulimit të këtij konkursi tek drejtori i DKA-Suharekë, Remzi Bajselmani i cili kishe thënë se konkursi për pozitën drejtor/eshë në SHFMU “Ramë Bllaca” në Bllacë është anuluar për shkak se kandidatja e cila i ka plotësuar kriteret për këtë pozitë asaj kohe ka sjellë në jetë foshnjën e saj dhe se e njejta tani e tutje do të jetë në lehonisë.