Për 8 muaj mbi 251 mijë vizita e shërbime mjekësore në QKMF, QMF e AMF në Komunën e Suharekës

20.09.2021

Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare (QKMF) në Suharekë ka publikuar raportin e punës tetë (8) mujor në QKMF, QMF-të dhe AMF-të në Komunën e Suharekës. Sipas këtij publikimi bëhet e ditur se janë kryer gjithsej 251 mijë e 699 vizita dhe shërbime të tjera mjekësore. Më tutje, bëhet e ditur se në Qendrën Kryesore të […]

Për 8 muaj mbi 251 mijë vizita e shërbime mjekësore në QKMF, QMF e AMF në Komunën e Suharekës Foto: Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare në Suharekë / SuharekaOnline

Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare (QKMF) në Suharekë ka publikuar raportin e punës tetë (8) mujor në QKMF, QMF-të dhe AMF-të në Komunën e Suharekës.

Sipas këtij publikimi bëhet e ditur se janë kryer gjithsej 251 mijë e 699 vizita dhe shërbime të tjera mjekësore.

Më tutje, bëhet e ditur se në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare (QKMF) në Suharekë në raportin 8 mujor të punës kanë qenë 34 mijë e 358 vizita mjekësore.

Ndërsa, në Urgjencë brenda kësaj periudhe kohore të punës janë bërë 26 mijë e 80 vizita dhe shërbime mjekësore.

Po ashtu, në laboratorin në QKMF janë kryer 84 mijë e 538 shërbime.

Ndërsa sa i përket QMF-ve vizitat dhe shërbimet mjekësore janë si në vijim: QMF-Duhël: 13.811 (vizita, shërbime mjekësore), QMF-Studençan: 13.739 (vizita, shërbime mjekësore), QMF-Bukosh: 11.437 (vizita, shërbime mjekësore), QMF-Mushtisht: 9.350 (vizita, shërbime mjekësore), QMF-Gjinoc: 6.609 (vizita, shërbime mjekësore), QMF-Mohlan: 2.498 (vizita, shërbime mjekesore).

AMF-Sallagrazhdë: 3.409 (vizita, shërbime mjekësore), AMF-Budakovë: 2.553 (vizita, shërbime mjekësore), AMF-Samadraxhë: 2.429 (vizita, shërbime mjekësore), AMF-Sopi: 2258 (vizita, shërbime mjekësore), AMF-Leshan: 2233 (vizita, shërbime mjekësore), AMF-Greikoc: 1748 (vizita, shërbime mjekësore), AMF-Dobërdelan: 1678 (vizita, shërbime mjekësore), AMF-Nishor: 1514 (vizita, shërbime mjekësore), AMF-Reqan: 605 (vizita, shërbime mjekësore), AMF-Bllacë: 287 (vizita, shërbime mjekësore), AMF-Semetisht: 276 (vizita, shërbime mjekësore).