Për 6 vite biblioteka e Suharekës regjistroi afër 14 mijë lexues, mbi 7 mijë vetëm gjatë 2019

12.11.2022

Libri është shoku më i mirë i çdo njeriu, i cili të rrëmben me vete pa asnjë tingull të zërit. Janë fjalët e tij ato që pasurojnë mendjen e njeriut, zhvillojnë imagjinatën dhe japin aftësi për të ngritur oratorinë e njerzve. “Një dhomë pa libra, si një trup pa shpirt”, shkruante Ciceroni. Një shoqëri vlerësohet […]

Për 6 vite biblioteka e Suharekës regjistroi afër 14 mijë lexues, mbi 7 mijë vetëm gjatë 2019 Foto: Ilustrim

Libri është shoku më i mirë i çdo njeriu, i cili të rrëmben me vete pa asnjë tingull të zërit. Janë fjalët e tij ato që pasurojnë mendjen e njeriut, zhvillojnë imagjinatën dhe japin aftësi për të ngritur oratorinë e njerzve.

“Një dhomë pa libra, si një trup pa shpirt”, shkruante Ciceroni.

Një shoqëri vlerësohet kur mik ka librin, e armë ka lapsin. Gjatë viteve si në tërë botën edhe në Kosovë librave iu është dedikuar një “shtëpi” e cila në çdo cep të saj mban histori, poezi, proza, përralla e tregime të ndryshme.

Përgjatë viteve mysafirët e kësaj shtëpie janë të ndryshëm herë në numër më të madhë e herë më të vogël.

Fjala është për numrin e lexuesve në bibliotekat e vendit tonë i cili padyshim që përcjellet dhe ruhet nga institucionet përkatëse.

Agjencia e Statistikave të Kosovës është ajo e cila përmban shifra të sakta për numrin e lexuesve në bibliotekat e Kosovës.

Shifrat janë për të gjitha komunat e vendit, ku hynë edhe ajo e Suharekës, e cila përgjatë viteve ka pasur numër të ndryshueshëm të lexuesve.

SuharekaOnline përmes një hulumtimi që ka bërë ka arritur të gjejë të dhëna për numrin e lexuesve në bibliotekën e qytetit të Suharekës që nga viti 2015 deri në vitin 2021.

Në bazë të statistikave që janë siguruar figuron se në vitin 2015 biblioteka e qytetit të Suharekës ka regjistruar gjithsej 840 lexues, numër ky i cili në vitin 2016 është rritur në 972 lexues.

Poashtu, rritje e numrit të lexuesve kishte edhe në vitin 2017 ku ishin regjistruar 1.333 lexues dhe vitin 2018 ku numri i lexuesve arrin në 1.566.

Mirëpo, rekordi u thye në vitin 2019 ku kjo bibliotek kishte regjistruar 7.211 lexues, numër ky që e renditi Suharekën në vendin e tretë të listës, e para Suharekës ishte Prishtina me 27.956 lexues dhe Shtimja e cila kishe 7.250 lexues.

SuharekaOnline ka siguruar edhe numrin e lexuesve për vitin 2020 ku janë regjistruar 1.187 lexues dhe vitit 2021 ku ishin gjithsej 896 lexues.

Më poshtë mund të shihni tabelën e cila përmban vitin dhe numrin e lexuesve në bibliotekën e qytetit të Suharekës.

VitiNr. i lexuesve në bibliotekën “Hajdin Berisha”
2015840
2016972
20171.333
20181.566
20197.221
20201.187
2021840

Nga këto shifra të cilat i përkasin periudhës 2015-2021, rezulton se biblioteka e qytetit të Suharekës për 6 vite ka regjistruar 13.959 lexues.

Gazetare, Eurolinda Zenelaj