Për 6 muaj mbi 22 mijë vizita mjekësore në QKMF-Suharekë dhe mbi 8300 të vaksinuar kundër COVID-19

08.07.2021

Janë bërë më shumë se një vit që nga paraqitja e rasteve të para me COVID-19 në Komunën e Suharekës. Si në çdo komunë tjetër, edhe në Komunën e Suharekës, Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare (QKMF) ishte e ngarkuar me punë për t’i dalë ballë virusit COVID-19. Gjatë kësaj kohe ishin shtuar edhe viziat mjekësore. […]

Për 6 muaj mbi 22 mijë vizita mjekësore në QKMF-Suharekë dhe mbi 8300 të vaksinuar kundër COVID-19 Foto: Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare në Suharekë / SuharekaOnline

Janë bërë më shumë se një vit që nga paraqitja e rasteve të para me COVID-19 në Komunën e Suharekës.

Si në çdo komunë tjetër, edhe në Komunën e Suharekës, Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare (QKMF) ishte e ngarkuar me punë për t’i dalë ballë virusit COVID-19.

Gjatë kësaj kohe ishin shtuar edhe viziat mjekësore.

Tashmë është bërë publikimi i raportit 6 mujor i vizitave mjekësore si dhe shërbimeve në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare (QKMF) në Komunën e Suharekës.

Përgjatë 6 muajve në QKMF në Suharekë janë kryer 22 mijë e 981 vizita mjekësore, ndërsa në Qendrat e Mjekësisë Familjare (QMF) janë kryer 17 mijë e 14 vizita mjekësore.

Kurse në AMF për 6 muaj janë kryer gjithsej 5 mijë e 628 vizita mjekësore, në Urgjencë 14 mijë e 945 vizita mjekësore dhe 17 mijë e 78 vizita të tilla në vizita shtëpiake.

Gjithashtu 4700 shërbime shtepiake nga Projekti “Caritas”, ndërsa gjithsej vizita mjekësore janë kryer 62 mijë e 346 të tilla.

Sa i përket vaksinimit kundër COVID-19 në Komunën e Suharekës deri më tani janë vaksinuar 8 mijë e 388 qytetarë.

Prej tyre, 7 mijë e 378 qytetarë e kanë marrur vetëm dozën e parë, ndërsa 1 mijë e 10 të tjerë e kanë marrur edhe dozën e dytë.