Për 3 muaj në Suharekë u hapen 62 biznese të reja – prinjë ato të prodhimit, shërbimeve ushqimore dhe ndërtimtarisë

08.11.2022

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar Repertorin Statistikor mbi Ndërmarrjet Ekonomike në Kosovë për tremujorin e tretë (TM3) 2022. Në TM3 2022 gjithsej janë regjistruar 2 722 ndërmarrje, ku krahasuar me tremujorin paraprak (TM2 2022) ka një rënie për 4.0% të ndërmarrjeve të regjistruara. Ndërsa, krahasuar me  tremujorin e njëjtë të vitit paraprak […]

Për 3 muaj në Suharekë u hapen 62 biznese të reja – prinjë ato të prodhimit, shërbimeve ushqimore dhe ndërtimtarisë Foto: Ilustrim

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar Repertorin Statistikor mbi Ndërmarrjet Ekonomike në Kosovë për tremujorin e tretë (TM3) 2022.

Në TM3 2022 gjithsej janë regjistruar 2 722 ndërmarrje, ku krahasuar me tremujorin paraprak (TM2 2022) ka një rënie për 4.0% të ndërmarrjeve të regjistruara.

Ndërsa, krahasuar me  tremujorin e njëjtë të vitit paraprak (TM3 2021) ka një rritje për 9.8% të ndërmarrjeve të regjistruara.

Aktivitetet ekonomike më të preferuara gjatë këtij tremujori ishin: Tregtia me shumicë dhe pakicë, riparim i mjeteve motorike, motoçikletave me 543 ndërmarrje të regjistruara (19.9%); Prodhimi me 345 ndërmarrje të regjistruara (12.7%); Ndërtimtaria me 306 ndërmarrje të regjistruara (11.2%); Aktivitetet profesionale, shkencore dhe teknike me 281 ndërmarrje të regjistruara (10.3%); Akomodimi dhe aktivitetet e shërbimeve me ushqim me 276 ndërmarrje të regjistruara (10.1%), etj.

Sa i përket shtrirjes gjeografike të ndërmarrjeve të regjistruara në nivel të komunave, ashtu si në çdo tremujor, mbizotëron komuna e Prishtinës me 824 ndërmarrje të regjistruara (30.3%); Prizreni me 223 ndërmarrje të regjistruara (8.2%); Ferizaj me 217 ndërmarrje të regjistruara (8.0%); Gjilani me 148 ndërmarrje të regjistruara (5.4%); Peja me 130 ndërmarrje të regjistruara (4.8%); dhe Gjakova me 126 ndërmarrje të regjistruara (4.6%). Ndërsa, komunat e tjera kanë numër më të vogël të ndërmarrjeve të regjistruara në këtë tremujor.

Në këto të dhëna zyrtare të publikuara nga ASK për tre mujorin e tretë të këtij viti figuron edhe numri i ndërmarrjeve të regjistruara edhe në Komunën e Suharekës, ku bëhet e ditur se gjatë muajit korrik, gusht dhe shtator janë regjistruar gjithsej 62 ndërmarrje, shkruan SuharekaOnline.

Duke u bazuar në të dhënat e ASK, figuron se në Komunën e Suharekës ku për tre muaj u regjistruan 62 ndërmarrje të reja, prijnë ajo e prodhimit me 10 të tilla dhe ajo e shërbimeve ushqimore poashtu me 10.

Më poshtë nga SuharekaOnline është punuar një tabelë ku figurojnë ndërmarrjet e regjistruara në tre mujorin e tretë të këtij viti dhe numri i tyre.

Prodhim10
Akomodim dhe aktivitete të shërbimit ushqimor10
Ndërtimtari8
Bujqësi, pylltari dhe peshkatari7
Tregti me shumicë dhe pakicë, riparim i mjeteve motorike4
Transport dhe Ruajtje2
Informacion dhe Komunikim1
Aktivitete të patundshmërisë1
Aktivitete profesionale të shkencore dhe teknike4
Aktivitete administrative dhe mbështetëse4
Arsim1
Shëndetësi njerzore dhe aktivitete të punës 5
Art dhe Zbavitje1
Aktivitete të shërbimeve të tjera 3
TOTALI62

Nga këto 60 ndërmarrje të reja të cilat u regjistruan pë tre muaj (korrik, gusht dhe shtator), 33 prej tyre janë individuale dhe 27 joindividuale.