Për 3 muaj në Suharekë u hapën 62 biznese dhe u shuan 17 të tilla

28.10.2022

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK), publikon Repertorin Statistikor mbi Ndërmarrjet Ekonomike në Kosovë për tremujorin e tretë (TM3) 2022. Në TM3 2022 gjithsej janë regjistruar 2 722 ndërmarrje, ku krahasuar me tremujorin paraprak (TM2 2022) ka një rënie për 4.0% të ndërmarrjeve të regjistruara. Ndërsa, krahasuar me  tremujorin e njëjtë të vitit paraprak (TM3 […]

Për 3 muaj në Suharekë u hapën 62 biznese dhe u shuan 17 të tilla Foto: Ilustrim

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK), publikon Repertorin Statistikor mbi Ndërmarrjet Ekonomike në Kosovë për tremujorin e tretë (TM3) 2022.

Në TM3 2022 gjithsej janë regjistruar 2 722 ndërmarrje, ku krahasuar me tremujorin paraprak (TM2 2022) ka një rënie për 4.0% të ndërmarrjeve të regjistruara. Ndërsa, krahasuar me  tremujorin e njëjtë të vitit paraprak (TM3 2021) ka një rritje për 9.8% të ndërmarrjeve të regjistruara.

Sipas raportit të ASK-së, në tre mujorin e tretë të vitit 2022 në Komunën e Suharekës janë regjistruar 62 ndërmarrje të reja, 33 prej tyre janë ndërmarrje të regjistruara individuale, kurse 29 të tjera janë ndërmarrje jo-individuale.

Ndërsa gjatë kësaj periudhe kohore në Suharekë janë shuar 17 ndërmarrje.

Aktivitetet ekonomike më të preferuara gjatë këtij tremujori në Suharekë ishin: Bujqësi, pylltari dhe peshkatari; Prodhim; Furnizim me energji elektrike, gaz avull dhe ajër të kondicionuar; Ndërtimtari; Tregti me shumicë dhe pakicë, riparim i mjeteve motorike, motoçikletave; Transport dhe ruajtje; Akomodim dhe aktivitete të shërbimeve me ushqim; Informacion dhe komunikim; Aktivitete të patundshmërisë; Aktivitete profesionale, shkencore dhe teknike; Aktivitete administrative dhe mbështetëse; Arsim; Shëndetësi njerëzore dhe aktivitete të punës sociale; Art, zbavitje dhe rekreacion; Aktivitete të shërbimeve tjera.

Sa i përket shtrirjes gjeografike të ndërmarrjeve të regjistruara në nivel të komunave, ashtu si në çdo tremujor, mbizotëron komuna e Prishtinës me 824 ndërmarrje të regjistruara (30.3%); Prizreni me 223 ndërmarrje të regjistruara (8.2%); Ferizaj me 217 ndërmarrje të regjistruara (8.0%); Gjilani me 148 ndërmarrje të regjistruara (5.4%); Peja me 130 ndërmarrje të regjistruara (4.8%); dhe Gjakova me 126 ndërmarrje të regjistruara (4.6%). Ndërsa, komunat e tjera kanë numër më të vogël të ndërmarrjeve të regjistruara në këtë tremujor.