Për 3 muaj në Komunën e Suharekës u regjistruan 22 raste të vjedhjeve, prej tyre 12 më të rënda

14.04.2023

Rastet e vjedhjeve dhe tentimet për kryerjen e veprimeve të tilla janë raste të cilat pothuajse çdo ditë qytetarët i raportojnë në Policinë e Kosovës. Ky fenomen shkakton pasiguri tek qytetarët e njëkohësisht është edhe sfidë për institucionet e vendit të cilat ballafaqohen me personat e dyshuar të cilët kryejnë veprime të tilla, duke dëmtuar […]

Për 3 muaj në Komunën e Suharekës u regjistruan 22 raste të vjedhjeve, prej tyre 12 më të rënda Foto: Ilustrim

Rastet e vjedhjeve dhe tentimet për kryerjen e veprimeve të tilla janë raste të cilat pothuajse çdo ditë qytetarët i raportojnë në Policinë e Kosovës.

Ky fenomen shkakton pasiguri tek qytetarët e njëkohësisht është edhe sfidë për institucionet e vendit të cilat ballafaqohen me personat e dyshuar të cilët kryejnë veprime të tilla, duke dëmtuar në mënyrë materiale viktimat.

Nga ajo që dëgjojmë dhe shohim në përditshmëri, rezulton se cak i hajnave janë natyrisht gjërat që janë më të vlefshme, si: gjësendet shtëpiake, ari, para, vetura, telefona mobil, e shumë të tjera, shkruan SuharekaOnline.

Rastet e tilla raportohen shpeshherë edhe në Stacionin Policor në Suharekë, ku njësitet policore hetojnë dhe punojnë në drejtim të gjitha rasteve në mënyrë që personat e dyshuar të arrestohen dhe të vuan dënimin e merituar.

Së fundmi në Suharekë janë duke u raportuar raste të vjedhjeve nga banor të fshatrave të ndryshme.

Nga Stacioni i Policisë së Kosovës në Suharekë kanë treguar për SuharekaOnline se gjatë tre muajve të parë të vitit 2023 (janar, shkurt dhe mars) janë regjistruar gjithsej 22 raste të vjedhjeve, numër ky më i vogël se ai i vitit 2022 në të cilin gjatë tre muajve të parë ishin regjistruar gjithsej 31 raste të vjedhjeve.

Nga këto statistika që posedon SuharekaOnline i bie që këtë vit, krahasuar me vitin paraprak numri i rasteve të vjedhjeve ka shënuar rënie për 40%.

Poashtu, gjatë këtyre muajve janë regjistruar edhe 5 raste të vjedhjeve në tentativë numër ky më i vogël se ai i vitit të kaluar ku ishin regjistruar 8 të tilla, e që sipas kësaj i bie që numri i këtyre rasteve ka shënuar rënie 37%.

Komuna e Suharekës shpeshherë është tronditur edhe nga vjedhjet e rënda, të cilat pa dyshim që shkaktojnë shqetësime tek çdo familje suharekase e më largë.

Policia e Kosovës në Suharekë për SuharekaOnline ka bërë të ditur se gjatë tre muajve të parë të këtij viti në Komunën e Suharekës gjithsej janë regjistruar 12 raste të tilla, numër ky poashtu më i vogël se ai i i TM1 2022, ku ishin regjistruar 20 vedhje të rënda, e që i bie se ka shënuar rënie 40%.

Nga këto raste të raportuar të vjedhjeve në Komunën e Suharekës, bëhet e ditur se vetëm 12 janë zbuluar.