Për 15 vende të lira pune në QKMF-Suharekë, aplikojnë 67 kandidatë

06.05.2023

Drejtoria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale në Suharekë ka njoftuar se ka publikuar listën me emrat e kandidatëve të cilët kanë aplikuar për 15 vende të lira të punës në pozitën teknik medicinal (infermier/e). Bazuar në konkursin Nr.556 datë 27.02.2023 për 14 infermier në QKMF “Rexhep Kuçi” në Suharekë, Udhëzimi Administrativ Nr.07/2017 për rregullimin e […]

Për 15 vende të lira pune në QKMF-Suharekë, aplikojnë 67 kandidatë Foto: Ilustrim

Drejtoria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale në Suharekë ka njoftuar se ka publikuar listën me emrat e kandidatëve të cilët kanë aplikuar për 15 vende të lira të punës në pozitën teknik medicinal (infermier/e).

Bazuar në konkursin Nr.556 datë 27.02.2023 për 14 infermier në QKMF “Rexhep Kuçi” në Suharekë, Udhëzimi Administrativ Nr.07/2017 për rregullimin e procedurave të konkursit në sektorin publik, komisioni përzgjedhës përpilon listën e kandidatëve të cilët i plotësojnë kriteret e konkursit, raporton SuharekaOnline.

Sipas njoftimit të publikuar bëhet e ditur se për 15 vende të lira pune kanë aplikuar 67 kandidatë.

Poashtu, thuhet se për datën, vendin dhe kohen e mbajtjes së testit me shkrim, kandidatët të cilët kanë aplikuar do të njoftohen sipas legjilacionit.