Për 10 muaj në Suharekë u kurorëzuan 613 çifte, 109 kurorëzime u regjistruan vetëm në gusht

26.12.2022

Agjencia e Statistikave të Kosovës vazhdimisht publikon të dhëna për Kurorëzimet dhe Shkurorëzimet në Kosovë. Sipas të dhënave të ASK-së të cilat i përcjellë SuharekaOnline bëhet e ditur se që nga muaji janar deri në muajin tetor të vitit 2022 në Komunën e Suharekës janë kurorëzuar 613 çifte, ndërsa për periudhën e njejtë kohore janë […]

Për 10 muaj në Suharekë u kurorëzuan 613 çifte, 109 kurorëzime u regjistruan vetëm në gusht Foto: Ilustrim

Agjencia e Statistikave të Kosovës vazhdimisht publikon të dhëna për Kurorëzimet dhe Shkurorëzimet në Kosovë.

Sipas të dhënave të ASK-së të cilat i përcjellë SuharekaOnline bëhet e ditur se që nga muaji janar deri në muajin tetor të vitit 2022 në Komunën e Suharekës janë kurorëzuar 613 çifte, ndërsa për periudhën e njejtë kohore janë shkurorëzuar 30 të tjerë.

Në bazë të statistikave që posedon SuharekaOnline figuron se numër më i madh i kurorëzimeve është regjistruar gjatë muajit gusht, ku janë kurorëzuar gjithsej 109 çifte, ndërsa gjatë këtij muaji janë shkurorëzuar 4 çifte.

Poashtu, numër më i vogël i kurorëzimeve është regjistruar gjatë muajit maj, ku sipas ASK-së thuhet se janë kurorëzuar 44 çifte, ndërsa gjatë këtij muaji janë shkurorëzuar 3 të tjerë.

Më poshtë është punuar një tabelë me numrin e kurorëzimeve dhe shkurorëzimeve përgjatë 10 muajve të këtij viti.

MuajiNr. i kurorëzimeveNr. i shkurorëzimeve
Janar, 2022864
Shkurt, 2022762
Mars, 2022471
Prill, 2022734
Maj, 2022443
Qershor, 2022404
Korrik, 2022462
Gusht, 20221094
Shtator, 2022313
Tetor, 2022613
TOTALI:61330