Për 10 muaj 30 çifte nga Komuna e Suharekës i dhanë fund martesës së tyre

10.01.2023

Nga janari deri në tetor të vitit 2022, 1 mijë e 340 çifte i kanë dhënë fund martesës së tyre. Të dhëna këto të publikuara nga  Agjencia e Statistikave të Kosovës. Sipas të dhënave të ASK-së vetëm gjatë muajit janar 119 çifte janë shkurorëzuar. Në muajin shkurt 122 çifte i dhanë fund martesës së tyre. […]

Për 10 muaj 30 çifte nga Komuna e Suharekës i dhanë fund martesës së tyre Foto: shot of word marriage

Nga janari deri në tetor të vitit 2022, 1 mijë e 340 çifte i kanë dhënë fund martesës së tyre. Të dhëna këto të publikuara nga  Agjencia e Statistikave të Kosovës.

Sipas të dhënave të ASK-së vetëm gjatë muajit janar 119 çifte janë shkurorëzuar.

Në muajin shkurt 122 çifte i dhanë fund martesës së tyre. Pason marsi me 103 shkurorëzime. Ndërkaq në muajin prill 136 çifte janë shkurorëzuar. Në muajin maj 143 çifte kanë vendosur të ndahen. Në muajin qershor 129 çifte, në muajin korrik 148 çifte, në muajin gusht 162 çifte dhe në muajin shtator 122 çifte janë shkurorëzuar.

Ndërsa sa i përket shkurorëzimeve të ndodhura në Kosovë për muajin tetor janë 156 raste, e që krahasuar me muajin shtator, ka një rritje të numrit të çifteve të shkurorëzuarve për 28 për qind.

E numri i shkurorëzimeve në vitin  2022 krahasuar me vitin 2021 është më i vogël. Në vitin 2021 janë regjistruar 2 mijë e 160 shkurorëzime. Numri më i madh i shkurorëzimeve ka ndodhur në Prizren me 189 raste, ose 8.8 për qind, Prishtinë 175 raste ose 8.1 për qind dhe në Podujevë 141 raste, ose 6.5 për qind.

Duke u bazuar në të dhënat e ASK-së, në Komunën e Suharekës gjatë 10 muajve (janar-tetor) të vitit 2022 janë shkurorëzuar 30 çifte.

Numri më i madh i shkurorëzimeve në Komunën e Suharekës ishte në muajt: janar ku u regjistruan 4 raste, në prill poashtu 4 raste, në qershor 4 raste dhe në gusht gjithsej 4.

MuajiNr. i shkurorëzimeve në Komunën e Suharekës
Janar4
Shkurt2
Mars1
Prill4
Maj3
Qershor4
Korrik2
Gusht4
Shtator3
Tetor3
TOTALI:30