Pensionohet Gjyqtari Shaban Zeqiraj nga Gjykata Themelore – dega Suharekë

16.08.2022

Gjyqtari mbikëqyrës Selajdin Gallapeni, i ka uruar ditëlindjen dhe pensionimin, duke e falënderuar Gjyqtarin Zeqiraj për kontributin e tij kushtuar Gjykatës Themelore Dega në Suharekë. Kryetarja e Gjykatës Themelore, Shpresa Emra për gjyqtarin ka ndarë mirënjohje për kontributin dhe angazhimin e tij në Gjykatën Themelore në Suharekë, por edhe më herët në angazhimet e tij […]

Pensionohet Gjyqtari Shaban Zeqiraj nga Gjykata Themelore – dega Suharekë Foto: Ilustrim

Gjyqtari mbikëqyrës Selajdin Gallapeni, i ka uruar ditëlindjen dhe pensionimin, duke e falënderuar Gjyqtarin Zeqiraj për kontributin e tij kushtuar Gjykatës Themelore Dega në Suharekë.

Kryetarja e Gjykatës Themelore, Shpresa Emra për gjyqtarin ka ndarë mirënjohje për kontributin dhe angazhimin e tij në Gjykatën Themelore në Suharekë, por edhe më herët në angazhimet e tij në sistemin e drejtësisë.

Gjyqtari Shaban Zeqiraj, nga viti 2010 është emëruar gjyqtar në Gjykatën Themelore – Dega në Suharekë, fillimisht në Gjykatën Komunale, ndërsa nga viti 2013, në Departamentin e Përgjithshëm – Divizioni Civil.

Paraprakisht i njëjti nga viti 1999 deri në vitin 2010, ka ushtruar detyrën e avokatit në Odën e Avokatëve të Kosovës, ndërsa në vitet 80-82 kishte përfunduar praktikën profesionale.