PDK-Suharekë: Vazhdon degradimi i institucioneve të Komunës së Suharekës nga Bali Muharremaj

15.06.2021

Drejtoria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale në Suharekë, më datë 31 mars 2021, kishte hapur konkurs pune për Drejtor/e të Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare (QKMF). Duke u bazuar në rezultatet përfundimtare të testit me shkrim mbajtur më datë: 08.06.2021 dhe intervistës me gojë mabjtur më datë: 11.06.2021 për pozitën: Drejtor/e të QKMF-së në Suharekë […]

PDK-Suharekë: Vazhdon degradimi i institucioneve të Komunës së Suharekës nga Bali Muharremaj Foto: Ilustrim

Drejtoria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale në Suharekë, më datë 31 mars 2021, kishte hapur konkurs pune për Drejtor/e të Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare (QKMF).

Duke u bazuar në rezultatet përfundimtare të testit me shkrim mbajtur më datë: 08.06.2021 dhe intervistës me gojë mabjtur më datë: 11.06.2021 për pozitën: Drejtor/e të QKMF-së në Suharekë përzgjidhet: Dr. Sale Bytyqi me gjithsej 557 pikë të fituara.

Lidhur me emërimin e drejtoreshës për këtë ka reaguar Partia Demokratike e Kosovës (PDK) dega Suharekë, duke thënë se në këtë mënyrë është duke vazhduar degradimi i institucioneve të Komunës së Suharekës nga Bali Muharremaj.

“Kur qeverisjes Muharremaj po i vjen fundi, ai vazhdon ti kurdisë konkurset në çdo institucion komunal, së fundmi në Drejtorinë e Shëndetësisë ka përzgjedhë të jetë Dr.Sale Bytyqi, edhe pse fundi i kësaj situate ka qenë e ditur qysh më herët”, thuhet në reagim.

“Konvertimi në votë i çdo procesi, konkursi për Kryetarin Muharremaj, veq po e zbeh dhe degradon çdo institucion komunal”.

“QKMF, në Therandë që një kohë të gjatë është me UD të pozicionit të drejtorit të QKMF-së, dhe kjo ka treguar pa përgjegjësinë e institucioneve përgjegjëse komunale”, thuhet në reagimin e bërë nga PDK dega Suharekë.