PDK-Suharekë: Ekzistojnë parregullësi serioze në shëndetësinë e Suharekës, për të cilat Muharremaj na flet me krenari dhe mburrje!

28.06.2021

Kryetari i Suharekës, Bali Muharremaj ka vlerësuar se shëndetësia në komunën me të cilën udhëheqë është në nivel më të mirë sesa në dy shtete tejet të fuqishme të Evropës. Sipas Muharremajt, shëndetësia në Suharekë është e organizuar më mirë sesa në Francë e Gjermani. “Tek shëndetësia, besoj aq mirë është e organizuar sa as […]

PDK-Suharekë: Ekzistojnë parregullësi serioze në shëndetësinë e Suharekës, për të cilat Muharremaj na flet me krenari dhe mburrje! Foto: Ilustrim

Kryetari i Suharekës, Bali Muharremaj ka vlerësuar se shëndetësia në komunën me të cilën udhëheqë është në nivel më të mirë sesa në dy shtete tejet të fuqishme të Evropës.

Sipas Muharremajt, shëndetësia në Suharekë është e organizuar më mirë sesa në Francë e Gjermani.

“Tek shëndetësia, besoj aq mirë është e organizuar sa as në Francë e Gjermani nuk është e rregulluar”, ka thënë kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj në një prononcim për media.

E kjo deklaratë e tij ka ngjallur reagime të shumta tek qytetarët dhe partitë opozitare në Komunën e Suharekës.

Për këtë deklaratë të Muharremajt, ka reaguar edhe Partia Demokratike e Kosovës – dega Suharekë.

Ky subjekt politik ka theksuar se ekzistojnë shumë parregullësi serioze në shëndetësinë e Suharekës, për të cilat Bali Muharremaj flet me krenari dhe mburrje!

“Bali Muharremaj në një portal online paska thënë se “shëndetësia në Suharekë është më mirë se në Francë dhe Gjermani”.

Muharremaj sigurisht nuk paska qenë as në Francë as në Gjermani, sepse po t’kishte qenë nuk do ti thoshte këto fjali për shëndetësinë e Suharekës!”, thuhet në reagimin e PDK-së dega Suharekë.

Reagimi i plotë i Partisë Demokratike të Kosovës – dega Suharekë:

Bali Muharremaj në një portal online paska thënë se “shëndetësia në Suharekë është më mirë se në Francë dhe Gjermani”.

Muharremaj sigurisht nuk paska qenë as në Francë as në Gjermani, sepse po t’kishte qenë nuk do ti thoshte këto fjali për shëndetësinë e Suharekës!

Ka përmend repartin e gjinekologjisë dhe laboratoret, fatkeqësisht këto dy sektore punojnë pa specialistë të Gjinekologjisë dhe pa specialist të Biokimisë Klinike, gjë e cila është e kundërligjshme dhe e rrezikshme për qytetarët e Suharekës!

Ka përmend gjithashtu specializantët, ku përmes këtijë procesi ka mund t’i sigurojë shëndetësisë së Suharekës specialistë te cilët i mungojnë, si gjinekologë, pediatër, biokimistë klinikë, por jo, sepse kjo është një politikë afatgjate, e cila Bali Muharremajt nuk i intereson, më shumë i intereson politika denigruese afatshkurtër për grumbullim të votave.

Drejtoria e QKMF-Suharekë në këto 4 vite më shumë ka qenë me ushtrues detyre të drejtorit, d.m.th QKMF-Suharekë është udhëheqë me njerëz jo profesionist, jo kredibil dhe pa vizion.

Këto dhe shumë të tjera parregullësi serioze në shëndetësinë e Suharekës ekzistojnë, për të cilat Bali Muharremaj na flet me krenari dhe mburrje!

PDK, Therandë