PavinCaffe 10 vjet në Kosovë, një storie SUKSESI!

18.12.2018

Ishte viti 2008 kur pronari i ndërmarrjes tashmë “TAFAJ&CO” ish Tafaj3HA, z.Hamit Tafaj kishte importuar nga Italia një brend të njohur botëror të kafesë, PavinCaffe. Për adhuruesit dhe njohësit e kafesë në tërë botën PavinCaffe ofronte shije të veçantë, mirëpo të bindësh një treg si atë të Kosovës ishte tejet e vështirë në fillet e […]

PavinCaffe 10 vjet në Kosovë, një storie SUKSESI! Foto: Ilustrim

Ishte viti 2008 kur pronari i ndërmarrjes tashmë “TAFAJ&CO” ish Tafaj3HA, z.Hamit Tafaj kishte importuar nga Italia një brend të njohur botëror të kafesë, PavinCaffe.

Për adhuruesit dhe njohësit e kafesë në tërë botën PavinCaffe ofronte shije të veçantë, mirëpo të bindësh një treg si atë të Kosovës ishte tejet e vështirë në fillet e operimit, duke marrur parasysh edhe konkurencën jo-formale që ishte në Kosovë.


Si çdo fillim që është tejet i vështirë të depërtosh në tregun tonë, të njëjtin fat e kishte edhe PavinCaffe me stafin drejtues.


Shumë vështirësi dhe shumë sfida gjendeshin para këtij brendi të ri në tregun tonë. Ishte vendosshmëria e z.Hamit Tafaj dhe aftësitë menaxheriale të tij që kanë bërë që PavinCaffe të jetë ndër brendet më të kërkuara të kafesë jo vetëm në të gjithë territorin e Kosovës por edhe në Shqipëri dhe Maqedoni.

Janë mbushur 10 vite që PavinCaffe operon në territorin e Kosovës dhe gjatë këtyre 10 viteve PavinCaffe krahas sfidave që ka kaluar numëron edhe një numër tejet të madhë të klientelës dhe sukseve.

10 vite angazhim i plotfuqishëm, seriozitet dhe produkt cilësor është shembull i një biznesi që sot është pothuajse lider dhe pas vetes ka një klientelë dhe një numër të punësuarëve prej mbi 20 punëtorë.