Pavarësisht situatës me pandeminë, për 3 muaj në Suharekë u hapën mbi 60 biznese

17.06.2021

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) kishte publikuar Repertorin Statistikor mbi Ndërmarrjet Ekonomike në Kosovë për tremujorin e parë (TM1) 2021. Në tremujorin e parë (TM1) të vitit 2021 janë regjistruar gjithsej 2 941 ndërmarrje. Krahasuar me tremujorin paraprak (TM4 2020) ka rritje për 2.54% të ndërmarrjeve të regjistruara. Ndërsa, krahasuar me tremujorin e njëjtë […]

Pavarësisht situatës me pandeminë, për 3 muaj në Suharekë u hapën mbi 60 biznese Foto: Ilustrim

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) kishte publikuar Repertorin Statistikor mbi Ndërmarrjet Ekonomike në Kosovë për tremujorin e parë (TM1) 2021.

Në tremujorin e parë (TM1) të vitit 2021 janë regjistruar gjithsej 2 941 ndërmarrje.

Krahasuar me tremujorin paraprak (TM4 2020) ka rritje për 2.54% të ndërmarrjeve të regjistruara. Ndërsa, krahasuar me tremujorin e njëjtë të vitit paraprak (TM1 2020) ka rritje për 27.26% të ndërmarrjeve të regjistruara.

Për sa u përket aktiviteteve ekonomike, më të preferuarat gjatë këtij tremujori ishin: Tregti me shumicë dhe pakicë, riparim i mjeteve motorike, motoçikletave me 804 ndërmarrje të regjistruara (27.33%); Prodhimi me 344 ndërmarrje të regjistruara (11.69%); Ndërtimtaria me 340 ndërmarrje të regjistruara (11.56%); Akomodimi dhe aktivitetet e shërbimeve me ushqim me 293 ndërmarrje të regjistruara (9.96%); Aktivitetet profesionale, shkencore dhe teknike me 293 ndërmarrje të regjistruara (9.96%); Informacioni dhe komunikimi me 173 (5.88%), etj.

Në bazë të statistikave të publikuara nga ASK figuron që gjatë tre muajve të parë të këtij viti, janar, shkurt, mars, në Komunën e Suharekës janë regjistruar 68 biznese të reja, raporton SuharekaOnline.

Në bazë të statistikave që ka siguruar SuharekaOnline është bërë e ditur që nga 68 biznese të regjistruara në Komunën e Suharekës 25 janë regjistruar si biznese individuale dhe 43 të tjera si jo-individuale.